Albspirit

Media/News/Publishing

Misteret e magjive

Vudù

Zombie? Kukulla? Magji e zezë? Asnjë nga këto. Vudu, më shumë se sa me magji dhe mallkime, është një fe e cila përqendrohet në shërimin dhe të mirën për komunitetin. Dhe rrënjët i ka në Afrikën perëndimore, për të mbërritur në Amerika përmes tregtisë së skllevërve: megjithatë, njohuria jonë është e prishur pak për shkak të kinemasë horror, e cila ka nxjerrë në pah anët më të errëta dhe pak të përhapura të vudusë, duke i përzierë me besëtytni dhe magji. Po çfarë është në të vërtetë vërtetë kjo fe e lashtë?

con_h_13.01448339.900x600

VDEKJA ESHTE NJË KALIM – “Vuduistët” thonë se ekzistojnë dy botë të ndërlidhura mes tyre: e dukshmja dhe e padukshmja. Vdekja na ndan nga bota e padukshme, ku paraardhësit tanë rrinë zgjuar dhe na vështrojnë. Nuk është rastësi që vudu (ose voodoo, vudou etj) do të thotë “shpirt”, “hyjni”.

SHENJTORË DHE PRIFTËRESHA – Pjesa më e madhe e atyre që praktikojnë vudunë, beson në një qenie supreme, si dhe në disa shpirtra më të vegjël, “loa”-të, që në disa raste janë bashkuar me shenjtë katolikë pas takimit me kristianizmin europian. Rasti më i famshëm është ai i Papa Legba, gardiani i kalimit mes botës së të gjallëve dhe mbretërive të tjera, që shpesh herë identifikohet me Shën Pjetrin. Për të komunikuar me “loa”-të, vudutë përdorin lutjen, flijimin e kafshëve, tamburin, vallëzimet. Priftërinjtë (ourgan) dhe mbi të gjitha priftëreshat (mambo) në foto, mbajnë marrëdhëniet mes shpirtrave dhe komunitetit.

h13446369_297250739_preview.900x600

Në foto, pranë qytetit mbretëror të Abomeyt në Benin, djepi i fesë vudu, katër fillestare (Vodunsis) pozojnë për fotografët përpara fasadës së dekoruar të konventës. “Vodunsis” për dy vite me radhë kurërozohen, mësojnë ritet dhe më pas i kthehen jetës normale.

PREJ KU VJEN DHE KU ËSHTË PERHAPUR – Besimi Vudu është përhapur në Afrikën Perëndimore, Haiti dhe Luiziana (SHBA). Gjurmë të tij gjenden edhe në vende ku një herë e një kohë jetonin skllevërit e ardhur nga Afrika perëndimore, si Kuba, Brazili, Porto Riko, dhe Republika Dominikane. Në Haiti është i mbrojtur nga Kushtetuta, qysh prej vitit 1987.

NUK KA KUKULLA – Kukullat Vudu, shpesh herë të fabrikuara për të transferuar një mallkim mbi cilindo, burojnë nga një lloj magjie popullore afrikane me emrin hoodoo (që nuk ka aspak të bëjë me fenë). Janë të përbëra nga misri, patate, bimë të tjera, argjilë dhe stof. Por pjesa më e madhe e priftërnjve Vudu nuk i përdor. Në fotografi ndodhet një kukull vudu terakote, që ruhet në Luvër në Paris.

con_h_24.2971502.900x600

EKSTAZË PER T’U SHËRUAR – Në qendër të Vudu është shërimi i të sëmurëve: përdoren barëra dhe thirrja e Ioa, në ceremoni të gjata ritualesh gjatë të cilave, në një kulm të kërcimeve dhe këngëve, i devotshmi apo të devotshmit arrijnë një gjendje ekstaze duke u identifikuar me shpirtin e thirrur.

RITE DHE PËRFITIME – Pjesa më e madhe e riteve të Vuduve lindin për t’i bërë mirë atyre që e praktikojnë. Bokorët, shtriganët që e praktikojnë me qëllime dashakeqe, nuk janë të vlerësuar dhe as të përhapur. Ritet në grup garantojnë që i pushtuari të mos ekzagjerojë në manifestime agresive. Në foto, një grua e “pushtuar” nga një hyjni në Haiti. Besnikët bëjnë dashuri me hyjninë, ose më saktë me trupat që ajo i ka “pushtuar”. Gjatë orgjisë, ndjekësit e vudusë përshtasin seksin e hyjnisë: për këtë arsye janë të shpeshta marrëdhëniet edhe homoseksuale.

MBRETËRESHA E VUDU-së – Personazhi më popullor në historinë e Vudusë është padyshim Marie Laveau, mbretëresha e vuduve, që ka jetuar në Nju Orlins deri në vitin 1881: historia e saj është e rrethuar nga legjenda dhe kultura pop dhe ka mbetur e paprekur: që nga kartonët (Zagor) deri tek letërsia (Perëndi amerikane) dhe seritë televizive (Histori horrori amerikane).

marie_laveau___ahs_coven_by_unripehamadryad-d6tumv0.900x600

Thuhet se zotëron fuqi magjike dhe një gjarpër me emrin Zombie, për nder të hyjnisë afrikane (në Kongo, popullsia Bakongo ka një hyjni me emrin Nzambi).

NUK KA FLIJIME NJERËZORE – Përkundër asaj që thotë një legjendë e rremë, e krijuar nga fundi i viteve 1800 për të diskredituar fetë afrikane, Vudu nuk ka parashikuar asnjëherë flijimin e njerëzve. Një veprim i tillë do të binte ndesh me kodin e saj moral, që ndalon rreptësisht t’u bëhet dëm të tjerëve.

PO ZOMBIT? Pikërisht në Haiti ka lindur legjenda e zombi-ve: njerëz që shtriganët bokor i kanë privuar nga vullneti, të cilët i nxjerrin nga varret dhe i shndërrojnë në skllevër të tyre. Një legjendë e zezë që është përhapur falë kinemasë dhe… politikës: regjimi diktatorial i familjes Duvalier, në pushtet deri në vitet Tetëdhjetë, hidhte në qarkullim histori të opozitarëve të shndërruar në zombi, për të bërë njerëzit të hiqnin dorë nga revolta (e cila më pas ndodhi gjithsesi).

Please follow and like us: