Albspirit

Media/News/Publishing

Mjeku nxjerr të palarat e QSUT

Mjeku nxjerr të palarat e QSUT: Sa morën vesh që vjen Rama, nisi larja e xhamave me zjarrfikëse

 

qsut para rames

Kur kryeministri Edi Rama flet për reformën në sistemin shëndetësor si dhe përmirësim të kushteve në spitalet e vendit, disa foto të bëra publike në rrjetet sociale flasin për të kundërtën.

Ka qenë mjeku i Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’, Petrit Vargu ai që ka nxjerrë ‘të palarat’ në këtë spital. Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ mjeku ka pohuar se në spital kishte nisur që dje aksioni për pastrim, pasi do të vinte kryeministri Edi Rama.

“Dje një politikan pësoi një sëmundje akute dhe u shtrua në spital. Sot u hap fjala që maja e shtetit do vinte në spital për ta parë. Menjëherë filluan kinezërirat, fotot e të cilave ju i shikoni. Mirëpo ngaqë nuk janë mësuar të lajnë filluan të lanin xhamat me dritare hapur. Pasojat duken në foton e fundit. Imagjinoi të lash xhamat me pompë zjarrfikëseje…!”, ironizon me mesazhin e tij mjeku, ndërsa publikon dhe tre fotot ku duket ‘aksioni’ i pastrimit në QSUT.

petrit vargu (4)petrit vargu (3)petrit vargu (2)petrit vargu (1)

Kryesore
Please follow and like us: