Albspirit

Media/News/Publishing

“Nuk më pëlqen libri”: Shkrimtari përshkon 700 km për të rrahur lexuesen kritike

Richard BrittainRichard Brittain, arriti që të gjente identitetin e lexueses që  kishte komentuar negativisht në romanin e tij të fundit. Ai ka përshkuar 700 km për ta sulmuar. Brittain muajin e kaluar kishte publikuat pjesën e parë të romanit të tij  “The World Rose”, në portalin Wattpad,  ku komentuesit mund të shfaqin opinion mbi veprat e tyre.

Paige Rolland, e kishte kritikuar veprën  duke i thënë se nuk i pëlqente. Kjo e tërboi shkrimtarin dhe ai u nis nga Bedford i Anglisë në kërkim të qytetit skocez, Glenrothes. Pasi e gjeti vajzën, mori një shishe dhe ia theu në kokë. Paige përfundoi në spital, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Please follow and like us: