Albspirit

Media/News/Publishing

OBT: Në rast Brexit, tregtarët britanikë do të paguajnë miliarda në taksa doganore

eeEksportuesit britanikë rrezikojnë të paguajnë 5,6 miliardë strelina (7,2 miliardë euro) në vit taksa doganore shtesë nëse Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Evropian, paralajmëroi sot drejtori i përgjithshëm i Orgnizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Londër, Roberto Azevedo thekson se “në rast se britanikët dalin nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe duhet të rinegociojë marrëveshje të reja tregtare me BE-në dhe 58 vendet e lidhura me bllokun kontinental me një marrëveshje të tregtisë së lirë”.

Sipas një përllogaritje të gjashtë sondazheve të fundit të zhvilluara mbi Brexit nga “WhatUKThinks”, kampi pro Brexit fiton me 51 per qind të votave, duke bërë që sterlina të bier në nivelin e saj më të ulët në tre javët e fundit.

Please follow and like us: