PERVJETORET E GAZETES DIELLI
Gazeta Dielli që vazhdon të publikohet në SHBA prej 107 vitesh ka luajtë një rol të rëndësishëm për Kombin. Programi që publikoi Dielli në numrin e parë të 15 Shkurtit 1909 ndricoi Lëvizjen Kombëtare duke e nxitur një lëvizje për autonomi e pavarësi nga Turqia. Në kohën e Pavarësisë Dielli orientoi Kuvendin e Vlorës për një figurë perëndimore në krye të Shtetit. Në kohën e trazirave të luftës civile haxhiqamiliste Dielli i Vatrës, sërish ndezi një qiri ndricimi për t’u hapë sytë shqiptarëve. Në kohën e Luftës së Parë Botërore, Dielli, si zë i fuqishëm i Vatrës, ndezi shpirtrat e shqiptarëve të Amerikës për Shpëtimin e Shqipërisë, madje promovoi projektin për vendosjen e Shqipërisë nën protektoratin amerikan. Në të dyja fushatat e mëdha si atë në prag të Konferencës së Paqës, ku vatranët dhuruan kursimet e tuyre duke fale rrogat e veta të një jave, dy javeve e deri në një muaj e më shumë, e duke grumbulluar 150 mijë dollarë,(që janë miliona dollarë me kursin e sotëm), si dhe në fushatën e Huasë Kombëtare(1920) në ndihmë të Qeverisë së Kongresit të Lushnjës, ku Vatra ishet violinë e parë me Mehmet Konicën, Dr. Mihal Turtullin, me Koco Kotën, Dielli i nxiti sërish shqiptarët e Amerikës të dhuronin për mosfalimentimin e shtetit shqiptar dhe grumbulluan një shumë prej rreth 200 mijë dollarësh. Për një kohë Dielli mbështeti Nolin për programin iluminsit, por kur kabineti i tij e humbi besmin e popullit, Dielli, si zë i Vatrës, kërkoi nga Noli të mbështetej Zogu, që të shpëtonte Shqipëria. Kur Shqipëria u pushtua nga fashistët Dielli i Vatrës luftoi me armët e veta.
Kur Vatra do tëdërgonte bijtë e vet për të shpetuar Shqipërinë e Jugut nga andartët grekë, Dielli i vatrës i ndoqi me shkrime nga Durrësi në Tiranë, nga Elbasani në Korcë, Përmet Gjirokastër, deri në Luftën e Vlorës, së bashku me djemtë e Bandës Muzikore të Vatrës.
Dy herë është ndaluar Dielli në rrugëtimin e tij të gjatë për më shumë se një shekull, një herë në kohën e Perandorisë më 1910(kur emrit Dielli i shtoi dhe Flamuri), dhe më vonë u ndalua nga diktatura komuniste, kur Dielli dhe Vatra i kishin lotët e patharë nga pushkatimi, burgosja dhe internimi i vatranëve që qenë kthyer në Shqipëri për të shpëtuar Shqipërinë.
Përvjetorët e Diellit janë ktheyr në festa për Vatrën dhe vatarnët. Fotografia që po publikojmë i takon përvjetorit të 50-të të Diellit të Vatrës. Ishte viti 1959. Personat në fotografi përbënin komisionin e festës. Në qendër edhe Imzot Noli, editori i parë i Diellit. 10 vite më vonë, përvjetori i 60-të i Diellit do të shënonte një pikë kulmore: Bashkimin e shqiptarëve të Amerikës me Arbëreshët e Italisë dhe nacionalistët antikomunistë me në krye Ernest Koliqin, që u ishte ndaluar kthimi në Shqipëri. Festimet e 60 vjetorit patën nisë në Boston dhe patën përfunduar në Nju Jork, me paradë në Manhattan,NY, ekspoziat pikture të Ibrahim Kodrës dhe Lin Delisë, me meshë me të tre besimet ne Katedralen Snt Patrick, me Sesion shkencor dyditorë, me një darkë madhështore me më shumë se dymije vetë.(dg)