Pse numri 7 është më i preferuari në botë? Zbuloni simbolikën e numrave
Numrat priren të kenë një kuptim të veçantë për këdo, pasi lidhen me data ose adresa të caktuara. Por cili është kuptimi i këtyre numrave? Pse kaq shumë njerëz kanë zgjedhur numrin shtatë?
Në Kinë, numri 7 konsiderohet si me fat, pasi ngjan me fjalët kineze “ngrihem” dhe “jetë”. Ajo është simbol i bashkimit dhe si rrjedhojë, është parë si një shenjë e mirë në marrëdhënie. Numri 6 paraqet njerëzimin, rrjedhimisht, 7-a shihet si qendra e njerëzimit dhe si lidhja e njeriut me krijuesin.
Po ashtu, ai është numri i universit dhe kombinon qiellin, i cili në mënyrë tipike simbolizohet nga numri 3, me tokën, e cila lidhet me 4-ën.
Po ashtu, numri 7 shfaqet shpesh në kulturë dhe histori. Për shembull, janë shtatë mrekulli të botës, shtatë ditë të javës, shtatë rrathë të universit, shtatë mëkate dhe shtatë nota bazë muzikore.
Në fenë budiste, shtata është numri i ngritjes dhe thuhet se Buda ka bëra shtatë hapa pas lindjes. Ndërsa për krishterimin, Zoti përfaqësohet nga rrethi i shtatë, i cili ndodhet në qendër të shtatë rrathëve të krijimit. Sipas traditës hebraike, shtata është numri i inteligjencës, ndaj ka shtatë Ditë të Shenjta në vitin hebraik.
Sondazhi për numrat e preferuar
Në një sondazh të zhvilluar nga studiuesi Alex Bellos, pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin numrin e tyre të preferuar. Në total, ata zgjodhën 1123 numra nga 30.025 të tillë. Thuajse gjysma e tyre ishin numra nga 1 tek 10.
Autori i studimit, Alex Bellos tha se “arsyeja pse përzgjedhja e numrit 7 si një fenomen i shpeshtë në historinë njerëzore është e panjohur, por arsyeja më e besueshme lidhet me vetitë e saj numerike unike”. Nga numrat midis njëshit dhe dhjetës, shtata është më i veçanti nga ana matematikore.
“Ai është numri i vetëm që nuk mund të fitohet nga shumëfishimi ose pjesëtimi me numrat e tjera në grup. Për shembull, numrat nga 1, 2, 3, 4 dhe 5 mund të dyfishohen dhe qëndrojnë ende në grupin e dhjetëshes së parë. Numrat 6, 8 dhe 10 pjesëtohen me 2 dhe 9-a pjesëtohet me tre”, shpjegon autori.
Në vendin e dytë ishte numri 3. Ai është një numër fatsjellës, pasi në Kinë tingëllon me fjalën “lindje”. Shumë kultura lindore e konsiderojnë treshin të rëndësishëm, pasi ai lidhet me tre fazat e rëndësishme të jetës: lindja, martesa dhe vdekja. Në fenë e krishterë, numri 3 përfaqëson Trinitetin e Shenjtë: Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë. Sipas mitologjisë teutonike, treshi është numi i fatit të mirë. Po ashtu, ky numër është i rëndësishëm në mitologjinë norse dhe në paganizëm. Për shembull, Thor-i ka tre armë kryesore që i përdor kundër gjigandëve. Në besimin sllav, Triglav-i është zoti me tre kokë i luftës.
Në vendin e tretë ishte numri tetë. Nga ana shpirtërore, ky numër simbolizon pafundësinë dhe parajsën, pasi ndjek numrin shtatë të krijimit. Në fenë islame, froni i botës ruhet nga tetë engjëj, ku secili u korrespondon tetë ndarjeve të hapësirës. Po ashtu, ai është me fat në fenë budiste, pasi ka tetë ogure fatsjellëse. Në Kinë, 8-a shihet si shenjë e pasurisë dhe prosperitetit.
Çfarë tregon numri i preferuar për ju?
Arti i numerologjisë pretendon se gjithçka ndahet në numra me një shifër dhe se çdo numër është prezent në natyrë dhe histori.
Numri 1: Lidhet me diellin dhe shihet si një numër “i fuqishëm dhe individualist”. Njerëzit që e preferojnë atë janë liderë të mirë me kurajë dhe ambicie. Po ashtu, ata mund të jenë kërkues dhe egoistë.
Numri 2: Njerëzit që e preferojnë atë priren të jenë emocionalë dhe intuitivë, por shpesh janë të mbyllur dhe preken nga emocionet negative.
Numri 3: Njerëzit moskokëçarës dhe të zgjuar priren ta zgjedhin këtë numër. Ata janë shprehës dhe artistikë, por edhe agresivë dhe egoistë.
Numri 4: Ata që e preferojnë janë të qëndrueshëm dhe të besueshëm. Por ata mund të jenë kokëfortë dhe ankohen shumë.
Numri 5: Ky numër lidhet me udhëtimin. Ata që e preferojnë atë urrejnë të qëndrojnë në një vend për shumë kohë dhe mërziten lehtësisht. Kanë tendencën t’i dramatizojnë gjërat.
Numri 6: Nëse dikush e preferon këtë numër, ai është i qetë dhe përkujdesës, por priret të jetë tip i ngjitur dhe i mendjelehtë.
Numri 7: Numri triumfues në studim ishte 7-a. Sipas numerologjisë, shumica e njerëzve që e zgjedhin atë janë inteligjentë dhe të mprehtë, por edhe kritikë dhe të paduruar.
Numri 8: Njerëzit e fuqishëm dhe të suksesshëm preferojnë 8-ën. Ajo lidhet me Uranin, i cili i bën njerëzit më materialistë dhe të dhënë pas punës.
Numri 9: Ky numër kombinohet me numrat e tjerë dhe tiparet e tyre. Ata që e preferojnë këtë numër janë të prirur ndaj luhatjeve të humorit dhe kanë keqardhje për veten.