Albspirit

Media/News/Publishing

Rama humbet “Kaubojsin”. Lë PS-në për të krijuar parti të re

Partia Socialiste, për të formuar një grupim të ri politik. Lajmin e jep vetë Ndocaj përmes faqes së tij në Facebook, ku shkruan ndër të tjera se bashkëjetesa e tij me PS-në është bërë e pamundur dhe se socialistët e Lezhës ndjehen të papërfaqësuar.

Prova e parë për partinë e tij të re, thotë “Kaubojsi” janë zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Dibrës, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit.

Më poshtë reagimi i plotë i Ndocajt.

“Deputeti Ndocaj po mendon seriozisht per te krijuar nje force te re politike. Kjo force nuk do te jete nje numer me shume ne spektrin politik shqiptar, por nje alternative e vertete. Z. Ndocaj po lobon fuqishem e po ben kontakte e takime me shume faktore si brenda politikes, por edhe ne shoqerine civile. Kjo levizje e z. Ndocaj erdhi pasi bashkejetesa me PS u bo e pamundur. Kjo ka te bej qe me perplasjet me strukturat e Lezhes edhe deri tek forumet kryesore te Partise. Z. Ndocaj mbajti fjalen e tij duke mos e tjetersuar mandatin, por nuk solli asgje te re, sepse socialistet vazhduan te mbeten te perfaqesuar ne Qarkun Lezhe. Ne levizjen e re politike te Eduartit, pritet te kete shume mbeshtetje nga radhet e socialisteve dhe jo vetem. Hapi i pare i levevizjes dhe perfshirjes politike te subjektit te ri Ndocaj do te jete gara per Bashkine e Peshkopise”, shkruan Ndocaj.

Please follow and like us: