Rebani Jaupi merr funksionet e Haki Çakos

Rebani Jaupi, zv/drejtori aktual i Policisë së Shtetit do të komandohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pas pezullimit nga gjykata të Haki Çakos.
Jaupi e ka marrë detyrën e zv/drejtorit të Policisë së Shtetit në 18 nëntor 2013.
Ai më parë ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Please follow and like us: