Reklama skandaloze daneze, seks dhe dhunë për të nxitur votimin
Një reklamë e prodhuar nga parlamenti i Danimarkës që synonte të nxiste të rinjtë e vendit të merrnin pjesë në zgjedhjet për parlamentin Europian, u hoq nga qarkullimi pas kritikave të ashpra për përdorimin e seksit dhe dhunës. Reklama në formën e një filmi vizatimor paraqet një superhero që quhet “Votuesi” i cili e gjen veten në krevat me një grup me gra para se të niset me një çift delfinësh mbi ujë për të goditur me grushta dhe shkelma njerëzit që nuk votojnë përgjatë rrugës së tij drejt kutisë së votimit. Reklama përfundon duke thënë se pa votë për Parlamentin Europian, nuk ka ndikim mbi çështje të rëndësishme si subvencionimet bujqësore apo ndryshimet klimaterike.
Please follow and like us: