Albspirit

Media/News/Publishing

Rrënjët skoceze të harruara të Trumpit

Donald Trump kërkon t’i mbajë larg SHBA imigrantët. Por duket se kandidati me gjasa për President të SHBA i ka harruar rrënjët e tij, informon Peter Geoghegan nga ishulli skocez Lewis.

Ishulli skocez LewisIshulli skocez Lewis

Në qershor 2008 një Boeing 727 u ul në ishullin skocez Lewis. Në trupin e avionit qe shkruar me gërma të arta “Trump”. Ishte hera e dytë në jetën e tij që Donald Trump vizitonte atdheun e nënës së tij Mary Anne MacLeod. Para shtëpisë së nënës së tij, një shtëpi modeste në fshatin Tong në ishullin Lewis, Trumpi u tregoi reporterëve: “Unë këtu ndihem shumë mirë. Unë besoj se ndihem skocez.”

Në fushatën elektorale, kandidati me gjasa republikan për President të SHBA kërkoi që imigrantët të mbahen larg SHBA – me mure në kufi me Meksikën dhe kërkoi ndalim hyrjeje në SHBA për myslimanët. Por Trumpi tregoi pak për historinë prej emigranti të nënës së tij. Ajo u largua nga Lewis, rreth 40 milje nga Skocisë kontinentale në moshën 18 vjeçare.

Rrënjët e Trumpit

Kjo në një kohë kur “The Donald” ka nga ky vend shumë më tepër se deklaron – duke përfshirë edhe emrin e tij dhe ndoshta edhe flokët e tij karakteristike të kuqe. “Emigrimi ka qenë gjithmonë një pjesë e jetës këtu”, thotë studiuesi Bill Lawson, kur studion pemën e familjes së Mary Anne MacLeods. Ajo lindi në vitin 1912 dhe u rrit me nëntë vëllezër e motra. Nga çdo anëtar i familjes pritej që të ndihmonte në shtëpi dhe të punonte në fushë. Në vitet 1920 ekonomia e fshatit Lewis ishte përtokë. Industria e rëndësishme e harengut vuante nga dy ngjarje: nga Revolucioni rus dhe nga ndalimi i alkoolit në SHBA – peshku i kripur preferohej në baret e asaj kohe. Në vitin 1930 Mary Anne u largua në bordin e një anijeje skoceze me emrin Transylvania atdheun e saj në drejtim të New Yorkut.

Në rrugën e gjatë të degëve të familjes, Lawson ka ndeshur edhe në një diçka të papritur: stërstërgjyshi i Trumpit Alasdair MacLeod njihej kudo si “Ruadh” ose “I Kuq” – një përcaktim që lidhej me flokët e tij. Ndoshta kjo është edhe prejardhja e flokëve të famshme të Trumpit, të cilat në rininë e tij kishin ngjyrë më tepër të kuqe-kafe.

USA Donald Trump Präsidentschaftskandidat Haare Frisur

Trumpi mund ta ketë ngjyrën e tufave të flokëve prej këtij fshati, por ka vetëm pak njerëz në fshat që janë entuziastë për kandidatin potencial nga SHBA. Në Lewis ekziston një krenari e madhe lokale, e cila shpesh është e lidhur me kishën. Një pronar kazinoje i martuar tri herë, i cili u bë star në Reality-TV dhe që do të bëhet me sa duket kandidat për President nuk përshtatet me vlerat tradicionale të këtij ishulli.

Trump ka ende familje në ishull. Dy kushërinj, William dhe Alasdair Murray jetojnë ende në shtëpinë e familjes MacLeod në Tong. Por ata nuk pranojnë të flasin. Pritet që këtë verë Donald Trump të kthehet sërish në ishull. Një shesh tjetër golfi, pronë e tij do të inaugurohet. Që prej vitit 2008 ai nuk ka qenë më këtu. E edhe atëherë, ai kaloi vetëm 97 sekonda në shtëpinë e lindjes të së ëmës.

Please follow and like us: