Sa kushton celulari që nuk përgjohet
Në Britani të Madhe është prodhuar celulari që nuk përgjohet pasi ka një nivel të lartë sigurie.
Celulari i quajtur “Solarin” është prodhuar nga kompania angleze ‘Sirin Labs’ dhe ka një çmim prej 14 mijë Dollarë. Sipas kompanisë, ky aparat celular ka siguri të nivelit ushtarak dhe u sugjerohet biznesmenëve, kjo edhe për faktin se ata kanë mundësi të përballojnë çmimin e një celulari të tillë.
“Solarin” ka një proçesor Snapdragon 810 me 2Ghz shpejtësi dhe 8 berthama, 4 GB RAM, 128 GB memorie të brendshme, 5 antena me shpejtësi të lartë interneti, kamer 23.8 mega piksele.
Telefoni është i veshur me lëkurë italiane të cilësisë së lartë dhe ka sensorë me shenja gishtat, të personalizuar.
Please follow and like us: