Albspirit

Media/News/Publishing

Sëmuret Berlusconi, problemet kardiake e shtrojnë në spital

Silvio Berlusconi

 

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është shtruar për kurim në spitalin “San Rafaele” për shkak të problemeve kardiake. Berlusconi, 79 vjeç, ndodhet në spitalin e Milanos prej mëngjesit të së martës, ku mjekët po ndjekin gjendjen e tij shëndetësore për të saktësuar problemin. Ish-kryeministri italian kishte qenë në të njëjtin spital gjatë së hënës për disa kontrolle, të bëra për shkak të gjendjes jo të mirë, si pasojë e lodhjes.

 

Please follow and like us: