Sicili: Arrestohet pastruesi që deshi të dhunojë migranten
Policia në Sicili e ka arrestuar një pastrues të një shkolle të mesme me akuzën se ka dashur të ushtrojë dhunë seksuale ndaj një migrante 16 vjeçare e cila sapo ka nisur të shkojë në atë shkollë, raporton Associated Press.
Policia italiane thotë se pastruesi 53 vjeç është xhiruar nga kamera të fshehura se si ka bërë përpjekje që të nxis vajzën të shkojnë bashkë në tualet, duke i premtuar se do t’i jap çamçakëz nëse pajtohet. Pastruesi akuzohet për dhunë seksuale dhe nxitje të prostitucionit me minor.
Policia në Raguza, përmes një komunikate kanë thënë se ata e kanë hetuar rastin pasi për këtë janë paralajmëruar nga një punonjës i një strehimore ku qëndronte vajza prej se kishte shkuar në Sicili. Punonjësi i strehimores ka thënë se adoleshentja, e cila gjendet në këtë pjesë të Italisë pa përcjellje, refuzonte të shkonte në shkollë.
Policia ka thënë sot se hetimi tyre, që përfshinte edhe konfiskimin e kompjuterit të pastruesit, tregon për “indikacione serioze të fajit”.