Albspirit

Media/News/Publishing

Skandaloze/ Zbulohen profesorët që kanë kërkuar seks nga studentët për një notë

Prokuroria Themelore Publike në Maqedoni për hetimin e krimit dhe korrupsionit të organizuar pas një aksioni disa mujor të përpunimit të dhënave, ka akumuluar dëshmi deri në shkallën e bazës së dyshimevepër kryerjen e veprave penale të natyrës korruptuese ku të dëmtuar janë student nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.

Sipas burimeve mësohet se janë tetë persona ku gjashtë prej tyre janë profesor universitar, një demonstrues dhe një udhëheqës i restorantit të kompleksit universitar. Personat ngarkohen për më shumë veprapenale për të cilët do të vendoset pas zbatimit të hetimit. Përveç pranimit të parave, ekziston edhe një shkallë e dyshimeve se një pjesë e profesorëve kanë kërkuar edhe shërbime seksuale për dhënien e provimit.

Ndërkohë nga Prokuroria Themelore Publike, kanë informuar se gjatë ditës së djeshme janë ndërmarr aksione për mbledhjen e dëshmive pas Urdhrit për kontroll, ku njëri prej profesorëve është zënë në flagrancë duke pranuar shuma prej 1.000 euro, ndërsa për të tjerët janë mbledhur dëshmi gjatë periudhës së kaluar.

Për momentin lënda është një procedurë para penale. Prokurori kompetent publik e pranon padinë penale dhe kryen vlerësim për zbatimin e masës së sigurimit të prezencës së personave dhe lëndëve gjatë procedurës./Albeu.com/

Please follow and like us: