Supersticione dasmash
Dasmat janë plot tradita dhe supersticione. Huffingtonpost ka përmbledhur 50 supersticionet më të çuditshme nga e gjithë bota. Nga origjina e fustani të bardhë, vellos, unazës, festa e beqarisë e deri ç’duhet të bëjë nusja dhe familja gjatë dasmës.
Fat i mirë dhe fati i keq
1- Kur një nuse fut sheqer në dorezën e saj sipas kulturës greke, sheqeri do ta ëmbëlsojë bashkimin.
2- Anglezët besojnë se gjetja e një merimange në fustanin e nuses do të sjellë fat të mirë.
3- Në traditën angleze e mërkura konsiderohet si dita më e mirë për t’u martuar, krahas kësaj ata e përdorin dhe të hënën kur dëshirojnë mirëqenie apo të premten kur dëshirojnë shëndet.
4- Dhëndri e mban nusen përmes portës dhe kjo gjë tregon se ai do ta mbrojë atë trimërisht nga e keqja dhe përgjimi i shpirtrave poshtë.
5- E shtuna konsiderohet si dita më pafat për tu martuar sipas folklorit anglez.
6- Romakët e lashtë studionin gjurmët e futjes së derrave në stallë për të përcaktuar ditën më me fat për tu martuar.
7- Shiu në dasmë konsiderohet si fat i mirë bazuar në traditën Hindu.
8- Për fat të mirë, egjiptianët pickonin nusen. Ngjan e dhimbshme!
9- Nuset në Lindjen e Mesme pikturojnë duart dhe këmbët e tyre me hëna që të jenë të mbrojtura nga syri i keq.
10- Çekët kanë si traditë që në vend të orizit të hedhin bizele mbi të sapomartuarit.
11- Një nuse suedeze vendos një monedhë të argjendtë nga i ati dhe një monedhë të artë nga e ëma në këpucët e saj gjë që nënkupton se ajo nuk do të jetë në asnjë hap pa ata.
12- Në Finlandë tradicionalisht nusja shkonte derë më derë duke mbledhur dhurata i shoqëruar nga një burrë i vjetër i martuar i cili përfaqëson një martesë të gjatë dhe të shëndetshme.
13- Nuset marokene para dasmës bëjnë banjë me qumësht që të pastrojnë veten.
14- Në Hollandë të sapomartuarit mbjellin jashtë në oborrin e shtëpisë së tyre një pemë pishe që përfaqëson pjellorinë dhe fatin.
Është vendosur një unazë…
1- Unazat e fejesës dhe martesës vihen në gishtin e katërt të dorës së majtë sepse dikur që mendohej se gjaku që kalonte në këtë gisht shkonte direkt në zemër.
2- Seti i diamanteve në argjend ose ar u bë popullore si unazë fejese nga venecianët e pasur në fund të shekullit të katërmbëdhjetë.
3- Në gjuhën simbolike të bizhuve, një safir (e kaltër e fortë) nënkupton lumturi martesore.
4- Një unazë fejese me perlë thuhet se sjell fat të keq pasi forma e perlës përkon me atë të lotëve.
5- Një ndër unazat e para të fejesës që është dhënë në histori është ajo e princeshës Mari, e cila ishte e bija e Henrit të tetë.
6- Shtatëmbëdhjetë ton ar bëhen në çdo vit unaza martese në SHBA.
7- Unazat me gjarpër me pika, me sy rubini (e kuqe e thellë) u bënë shumë popullore në Anglinë viktoriane për dasma. Spiralja e gjarpërit simbolizonte përjetësinë.
Njohuri të modës
1- Mbretëresha Viktoria e nisi trendin e fustaneve të bardhë për botën perëndimore në vitin 1814, para kësaj nuset thjesht vishnin fustanet e tyre më të mirë.
2- Në Azi veshja e rrobave të dasmës me forma dhe piktura simbolizon besnikëri dhe një martesë të fortë.
3- Grekët e lashtë dhe romakët përmes vellos mbronin nusen nga shpirtrat e këqinj. Nuset mbanin gjithmonë një vello hedhur mbi fytyrë.
4- Në ditën e saj të dasmës Grace Kelly me një pjesë të brendshme tepër të bukur të stolisur me lidhëse 125 vjeçare.
5- Dizenjimi i shoqëruesve të nuses në dasmën e Jackie Kenedy ishte ai i një femre me shije. Ajo zgjodhi një lloj pëlhure mëndafshi rozë dhe fustan të kuq satin të krijuar nga dizenjatori Afro-Amerikan Ann Lowe.
6- Në Japoni e bardha ka qenë gjithmonë zgjedhja për veshjet e nuses shumë përpara se mbretëreshë Viktoria ta popullarizonte atë në botën perëndimore.
7- Dasma më e shtrenjtë që ka ndodhur ndonjëherë? Është martesa e sheikut Rashid Bin Saeed Al Maktoum, i biri i princeshës Salama në Dubai në maj të 1981. Kostoja? 44 milion dollarë.
8- Në Kore nuset mbajnë ngjyra të ndritshme si të kuqe apo të verdha për të bërë betimin e tyre.
9- Nuset mbajnë diçka “të vjetër” në dasmën e tyre gjë që simbolizon të vazhdosh të vjetrën.
10- Në Danimarkë nusja dhe dhëndri vishen në mënyrë të kryqëzuar për të hutuar shpirtrat e këqinj.
11- Nusja në veshjen e saj mban diçka ngjyrë blu që simbolizon; pastërti, besnikëri dhe dashuri.
Ushqimi dhe familja
1- Në Egjipt familja e nuses bën gatimet dhe për çiftin një javë pas dasmës kështu që çifti mund të qetësohet.
2- Në Afrikën e Jugut prindërit nuses dhe të dhëndrit mbajnë zjarr nga vatra e shtëpisë së tyre dhe e çojnë në vatrën e të sapomartuarve.
3- Tradita e tortës së dasmës vjen nga Roma antike, ku të afërmit thyenin një copë bukë mbi kokën e nuses për hir të pjellorisë.
4- Zakoni i tortës me shtresa doli nga një lojë ku nusja dhe dhëndri duhet të putheshin duke patur një tortë të lartë në mes dhe pa e rrëzuar atë.
5- Torta e dasmës së mbretëreshës Viktoria Peshonte plot 70 kilogramë.
6- Legjenda thotë se një vajzë e pamartuar do të shohë ëndrra me bashkëshortin e saj të ardhshëm nëse vendos një copëz tortë nga ajo e një dasme nën jastëkun e saj.
7- Një “përrallë” thënë nga plakat e vjetra është që: Nëse motra më e vogël nga të tri motrat martohet e para, motra e madhe ose mund të kërcejë zbathur në dasëm, ose s’do të gjejë kurrë bashkëshort.
Shfaqja tek festa e kokteilit
1- Në shumë kultura siç është ajo; Hindu dhe ajo e dasmave egjiptiane duart e nuses dhe të dhëndrit janë lidhur së bashku dhe kështu demonstrojnë vendimin e çiftit për të qëndruar me njëri-tjetrin si çift i martuar.
2- Nusja qëndron në të majtën e dhëndrit sipas traditës katolike sepse në të shkuarën dhëndri duhej ta kishte të lirë dorën e djathtë që të mund të luftonte nëse kishte ndonjë person që i kërkonte diçka të tillë.
3- Mesatarisht 7000 çifte martohen çdo ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
4- Tradita katolike e “të postuarit të njoftimeve” për të lajmëruar një martesë e ka origjinën shumë të largët. Ajo ndodhte ngaqë njerëzit donin të kuptonin se mos ekzistonte mundësia për një lidhje farefisnore mes dhëndrit dhe nuses.
5- Festa e beqarisë nga meshkujt nisi ushtarët spartanë të cilët u jepnin lamtumirën ditëve të beqarisë me një parti të ashpër./TO/