Albspirit

Media/News/Publishing

Turistët arabë preferojnë Turqinë

Zhvillimi i marrëdhënieve turko-arabe me nismën e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, pasqyrohet edhe në turizëm.

 

arap turistler.jpg

Edhe serialet turke japin një kontribut të madh në rritjen e numrit të turistëve arabë.

Në krye të qyteteve të preferuara nga këta turistë, vjen Stambolli me pasuritë e tij natyrore, historike dhe kulturore. Ndërsa rajoni i Detit të Zi i tërheq me gjelbërimin, pllajat, lumenjtë dhe ujëvarat e shumta.

Kurse Antalya, një prej qendrave turistike të preferuara nga arabët, krahas turizmit detar, është në fokus të interesit me qendrat tregtare, veprat historike, bukuritë e pakrahasueshme natyrore, ujëvarat dhe qendrat e argëtimit.

Kohët e fundit, në këtë qytet kanë filluar të xhirohen seriale arabe.

Sidomos me transmetimin e serialeve turke në botën arabe, numri i turistëve në rajon është 6-7 fishuar.

Ngjashmëria në mënyrën e jetesës, besimi dhe kultura, janë disa faktorë të tjerë që tërheqin turistët nga Lindja e Mesme. Pasi botëkuptimi i turizmit të turistëve të Lindjes së Mesme është i bazuar tek familja.

Turistët arabë, në preferencat e tyre vejnë në plan të parë lumturinë e fëmijëve, preferojnë të blejnë, të shijojnë ushqime të ndryshme dhe kërkojnë të shikojnë bukuritë natyrore. Dhe në Turqi mund të gjendet të gjitha këto madje edhe më shumë.