Turma hedh në kazan plehrash deputetin!
E pabesueshme, por e vërtetë. Një turmë e zemëruar përpara parlamentit të Kievit në Ukrainë, ka hedhur Vitali Zhuravskin në një kazan plehrash.
Një grup njerëzish, e kanë kapur deputetin e Kuvendit ukrainas, dikur anëtar i partisë së ish-presidentit Viktor Janukoviç, ndërsa po ecte në shesh.
Pasi e kanë kapur nga këmbët dhe e kanë lëshuar në kazanin e mbeturinave, e mbajtën aty dhe nuk e lejonin të dilte.
Madje më pas, dikush i hodhi ujë në trup. Por nuk mbaroi me kaq. Turma i lëshoi valixhen e dorës që kishte Zhuravski si dhe një gomë makine që përfundoi në fytyrën e tij.
Please follow and like us: