Albspirit

Media/News/Publishing

4 koinçidenca që kanë ndodhur realisht gjatë historisë

Ndonjëherë koinçidencat janë ekzaktësisht dhe vetëm aq: ngjarje rastësore që duken të frikshme, por që nuk kanë lidhje. Por sërish, shumë prej nesh mendojmë se kanë shumë më tepër kuptim në jetë. Kur kërkon përgjatë gjithë historisë së njerëzimit, me siguri do të gjesh shumë koinçidenca të çuditshme. Ja disa prej tyre, që shkojnë shumë përtej shpjegimeve të thjeshta.

Presidenti amerikan majtosh

Ne na pëlqen të mendojmë se i zgjedhim politikanët vetëm në bazë të kredencialeve, por ka disa modele tek njerëzit që zgjedhim (të paktën në Amerikë). Për shembull, ne preferojmë presidentë me sy me ngjyrë të hapur. E vërteta është se vetëm 5% e tyre kanë patur ngjyrë kafe të errët.

Ndërkohë që shumica e njerëzve kanë sy ngjyrë kafe, dhe ngjyra e syve në vetvete është gjë e çuditshme, vetëm 10 % e popullsisë është majtoshe, por më shumë se gjysma e 14 prsidentëve të fundit kanë qenë majtoshë. Në fakt shumë prej kandidatëve për president kanë qenë gjithashtu majtoshë.

Në vitin 2008, edhe Barak Obama edhe John McCain ishin majtoshë, ashtu sikurse edhe çdo kandidat potencial për president në vitet 1990, duke përfshirë Bushin e parë, Clintonin, Perotin dhe Dole. Pra, nëse sot flasim për 1 përqindëshin që sundon Amerikën, po për 10% majtoshët çfarë mund të themi?

Mallkimi i dragoit

Legjenda e arteve marciale, Bruce Lee është i famshëm për familjen e tij të nëmur. Në fakt një skenë në filmin e tij të fundit përshkruante ekzaktësisht aksidentin e tmerrshëm që do i vriste të birin dy dekada më vonë.

Shkurt, personazhi i Lee në filmin Loja e Vdekjes vritet kur një armë e vërtetë zëvendësohet nga një armë skenike. Brandon Lee do të vritej shumë vite më vonë, kur një armë skenike në filmin Korbi godet gabim.

Edhe më e çuditshme është skena profetike në filmin Dragoi: Historia e Bruce Lee (që doli vetëm dy muaj pas vdekjes së Brandon), në të cilin Bruce Lee me personazhin e tij lufton një demon metaforik që i është fanepsur familjes së tij. Në një moment gjatë përleshjes, personazhi i Brandonit e shpërqëndron demonin, dhe pas kësaj monstra ndjek djaloshin.

Problemi është se Brandoni ishte ende gjallë kur e luajtën atë skenë, gjë që do të thotë se e gjitha metafora e demonit të familjes Lee që do i qepej Lee më të vogël do të bëhej e vërtetë përpara daljes së filmit.

Një tjetër teori për vrasjen e Kennedy

Vrasja e Presidentit John F. Kennedy është shoqëruar nga shumë teori konspirative. Kjo teori ka dalë nga vetë goja e Presidentit, pak përpara se të vritej. Ish ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë, P. O’Donnell dhe David F. Pouers që kanë shkruajtur librin “Johnny, ne as nuk të njihnim” vërejnë se Kennedyt u pritën në Dallas me një reklamë antiKennedy, një faqe të plotë, në Dallas Morning Neës: “faqja ishte me kornizë të zezë, si një shënim funerali”.

Ndërkohë Kennedy e dinte mirë sa armiqësor ishte Teksasi. Ai u përpoq të sigurojë të shoqen, Zhaklinën, se çdo gjë do të shkinte mirë me këto fjalë çuditërisht profetike: “Sot futemi në vendin e çmendur. Por Xheki, nëse dikush dëshiron të më qëllojë me pushkë nga ndonjë dritare, askush nuk mund ta ndalë, kështu që mos u shqetëso”.

Siç e dimë tani, presidenti u vra po atë pasdite me një pushkë nga dritarja e Librarisë shkollore të Teksasit. Po kështu, goditja nga dritarja e një ndërtese është një mënyrë shumë e rrallë për të vrarë një udhëheqës botëror. Atëherë përse ai do e përmendte në mënyrë aq specifike?

Apokalipsi i Kostandinopojës

Rënia historike e Kostandinopojës është një moment kyç në histori. Shumica e historianëve e konsiderojnë atë moment si fundin e Mesjetës. Ndodh që ai moment kritik koinçidoi me një eklips të pjesshëm hënor. Kjo është e çuditshme, për shkak të një profecie të kahershme që thoshte: “Kostandinopoja do të rezistojë gjithmonë, nëse hënë, në rrethin e saj të plotë, nuk jep një shenjë në qiell”. Duke parë që hëna ishte një simbol i rëndësishëm në traditën e Kostandinopojës, duhet të ketë qenë një koinçidencë vërtetë e frikshme në brendësi të qytetit, ta shihnin të zhdukej ndërkohë që ai sulmohej.

Pavarësisht kësaj shenje profetike, mbrojtësit bizantinë vazhduan të mbrojnë me trimëri Kostandinopojën përpara hordhive otomane. Por ka një rrëfim veçanërisht të frikshëm të asaj që ndodhi pas eklipsit, i cili tingëllon apokaliptik. Sipas Barbaros, qiejt u hapën dhe, për javën e ardhshme, qyteti u godit nga “stuhi të tmerrshme dhe shakullima, bubullima dhe rruge, si dhe një shi të furishëm, me pika të mëdha e të kuqe, të ngjashme në dukje me syrin e një demi”.

Tingëllojnë tejet dramatike por mund të ketë vërtetësi shkencore prapa tyre. Sipas Laboratorit të Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, fenomeni i përshkruar nga Barbaro mund të ketë qenë rezultat i një shpërthimi të madh vllkanik në jug të Paqësorit. Në fakt, ai ishte kaq i madh, saqë mund të ketë shkaktuar ngjarje meteorologjike në dukje apokaliptike, edhe në anën tjetër të botës. bota.al

Please follow and like us: