Afganistan: Talibanët vrasin 12 pengje

Zyrtarët afganë kanë thënë se talibanët kanë ekzekutuar 12 pjesëtarë të forcave të sigurisë që ata i kishin marrë peng gjatë një sulmi të kryer në krahinën lindore, Gazni.
Ndërkohë, policia në krahinën veriore, Kunduz ka thënë se se talibanët e kanë ndaluar një autobus në autoudhën afër kryeqytetit dhe kanë rrëmbyer 40 persona. Ky është rrëmbimi i dytë në këtë krahinë brenda javësh.
Zëdhënësi i policisë, Mahfuzullaf Akbari, ka thënë se shtatë pasagjerë të tjerë kanë arritur të largohen nga talibanët e armatosur.
Please follow and like us: