Aktualitet Gjykata e Tiranës: Deklaratat e ministrit fyese dhe denigruese Gjykata kushtetuese e ka rikthyer në detyrë 08 qershor 2016 16:15 Reagon Gjykata e Tiranës pas deklartave të ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri dhe komentit të kryeministrit edi Rama në rrjetin social Facebook. Sipas gjykatës, deklaratat e ministrit të brendshëm është fyes dhe denigrues ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, I cili ushtron të drejtën ligjore dhe kushtetuese. Deklarata te tilla,- thonë gjyqtarët e Tiranës- përbëjne cënim të Pavarësisë dhe Integritetit të Gjykates dhe gjyqtarit. Sipas tyre, qasje te tilla denigruese dhe retorika negative ndaj gjyqtareve dhe gjyqësorit në përgjithësi dëmtojnë rëndë imazhin e gjyqësorit dhe nuk i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Çdo sulm i kesaj natyre, thonë gjyqtarët e Tiranës, është tejet shqetësues, përbën intimidim të trupës gjyqësore, ndërhyrje në proçesin e rregullt ligjor si dhe shkelje te vetë detyrimeve ligjore e Kushtetuese të funksionarëve të larte shteterore. Ata i kujtojnë ministrit se rikthimi I tij në detyrë është bërë me vendim të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2003 dhe KLD-ja në vitin 2009 ka vendosur rikthimin e tij në detyrë.
Reagon Gjykata e Tiranës pas deklartave të ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri dhe komentit të kryeministrit edi Rama në rrjetin social Facebook.
Sipas gjykatës, deklaratat e ministrit të brendshëm është fyes dhe denigrues ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, I cili ushtron të drejtën ligjore dhe kushtetuese. Deklarata te tilla,- thonë gjyqtarët e Tiranës- përbëjne cënim të Pavarësisë dhe Integritetit të Gjykates dhe gjyqtarit. Sipas tyre, qasje te tilla denigruese dhe retorika negative ndaj gjyqtareve dhe gjyqësorit në përgjithësi dëmtojnë rëndë imazhin e gjyqësorit dhe nuk i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Çdo sulm i kesaj natyre, thonë gjyqtarët e Tiranës, është tejet shqetësues, përbën intimidim të trupës gjyqësore, ndërhyrje në proçesin e rregullt ligjor si dhe shkelje te vetë detyrimeve ligjore e Kushtetuese të funksionarëve të larte shteterore.
Ata i kujtojnë ministrit se rikthimi I tij në detyrë është bërë me vendim të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2003 dhe KLD-ja në vitin 2009 ka vendosur rikthimin e tij në detyrë.
Please follow and like us: