Artisti rus dënohet për djegie të selisë së shërbimit të sigurimit
Një gjykatë moskovite e ka dënuar artistin, Pyotr Pavlensky, për djegien e derës së Shërbimit të sigurisë federale. Ai është gjobitur me 500 mijë rubla (që kanë vlerën e 7,700 dollarëve amerikanë) për krimin e kryer të dëmtimit të “lokalitetit kulturor”- siç është thënë – dhe duhet të paguajë një shumë shtesë prej 481 mijë rublash për riparime. Jashtë gjykatës, artisti Pavlensky është shprehur kundër asaj që ai e përshkruajti si “burg i ekzistencës ditore” në Rusi. “Për më tepër se gjysmë viti unë për çdo ditë jam ballafaquar me mbikëqyrje policore. Por, çdo ditë vëzhgimi i policës jashtë burgut është shtuar gjithnjë e më tepër”, tha Pyotr Pavlensky. Ky artist ka ndërmarrë një numër të protestave provokuese kundër kufizimeve dhe lirive politike. Pos ndezjes së derës së selisë së shërbimeve të sigurisë, ai më parë i ka gozhduar testisët e tij në Sheshin e Kuq, i ka qepur buzët e tij, e ka mbështjellë vetveten me tela me gjemba dhe e ka grisur një pjesë të veshit të tij.