Albspirit

Media/News/Publishing

Bebe Rexha mburret se është shqiptare dhe kërkon një futbollist për mik

Bebe Rexha thotë: “Ajo kulturë sigurisht më ka përcjellë. Unë si fëmijë kam qenë shpesh herë atje, e flas gjuhën, mjerisht jo në mënyrë të përsosur, por unë e ndjej veten si shqiptare…”

bebe rexha

Pas shumë përvojave si autore tekstesh për këngëtarë të njohur të skenës botërore, Bebe Rexha ka provuar veten edhe si këngëtare. Aktualisht është bërë hit kënga e saj “No Brocken Hearts”.

Në një intervistë dhënë gazetës gjermane “Bild”, Bebe Rexha flet me përkushtim jo vetëm për “prejardhjen” e saj shqiptare por edhe për atë se ajo edhe ndjehet si shqiptare. E pyetur se si vajzë e prindërve shqiptarë nga Maqedonia, çfarë ka sjellë me vete nga kultura e atjeshme, Bebe Rexha thotë: “Ajo kulturë sigurisht më ka përcjellë. Unë si fëmijë kam qenë shpesh herë atje, e flas gjuhën, mjerisht jo në mënyrë të përsosur, por unë e ndjej veten si shqiptare, transmeton albinfo.ch. Mendoj se kam marrë shumë nga atje, stili im është i ndikuar nga kjo, shumë xhingla, shumë dramë dhe në muzikë edhe diçka cigane. Si fëmijë kam qenë shpeshherë në dasma shqiptare (qeshet).

Ndërsa pranon se ende nuk është paraqitur në skenë në vendlindje ajo thotë se e kishte një ofertë për një koncert ku do të tuboheshin 60 mijë shikues por i është dashur ta refuzonte sepse në të njëjtën kohë kishte një angazhim tjetër.

Rexha thotë se është mrekulli që Shqipëri po merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Evropian të Futbollit. Dhe shton: “unë dua edhe ashtu ta gjej një futbollist për mik”, përcjell albinfo.ch. Ndërsa më tutje plotëson: “Definitivisht! Unë mundem për shembull të ngushëlloj ngapak humbësit e kampionatit…

Please follow and like us: