Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha thirrje Parlamentit, Nishanit dhe Prokurorisë/ Çojeni Ramën në psikiatri!

Berisha thirrje Parlamentit, Nishanit dhe Prokurorisë/ Çojeni Ramën në psikiatri!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me një thirrje të hapur Parlamentit, Presidentit Bujar Nishani dhe Prokurorisë për të dërguar në spitalin psikiatrik Kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se kërcënimi i Ramës ndaj sistemit të drejtësisë është i stilit të etërve të tij, ndërsa e konsideron shefin e qeverisë si manjak të sigurimit të shtetit.

“Çojeni ne psikiatri skizofrenin, qe si nje paranojak i pa mjekuar, si biri i te atit xhelat kercenon, duke dhunuar kushtetuten, gjykatesin dhe e quan ate vrases sepse ne zbatim pezulloi mercenarin e tij Çako, te cilin Edvin Shullazi si neo-bllokmen ne stilin e eterve te tij, manjak i metodave te sigurimit te shtetit e keqshfrytezoi per te realizuar krimin e shemtuar te pergjimit antikushtetues dhe antiligjor te presidentit te Republikes, te kryetarit te opozites, krereve te institucioneve shteterore, deputeteve, te te gjithe spektrit, diplomateve te huaj, gazetareve, analisteve, artisteve deri dhe qindra qytetareve te thjeshte. I bej thirrje Parlamenit, Presidentit dhe prokurorise se Shtetit ta nisin me detyrim ne spitalin e psikiatrise skizofrenin paranojak qe perpiqet te fshehe me akcese skizoide, krimin e tij te shemtuar e antikushtetues!” përfundon thirrjen e tij ish-Kryeministri Sali Berisha.

Please follow and like us: