Albspirit

Media/News/Publishing

Breshëri kallashnikovi në Elbasan, Çapjat qëllojnë mbi policinë

Elbasan, 8 qershor 2016, NOA.al – Të shtëna të tjera me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, pas atij të dy ditëve më parë ndaj Bledar Muçës. Të shtënat kanë ndodhur pranë njërit prej bizneseve të fisit Çapja, hotel “Universi”.

Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar nga fisi Çapaj kanë gjuajtur me armë mbi policinë.

“Policia shoqëron dy prej tyre në Polici. Po vijon puna për kapjen e personit të tretë. Nga sulmi s’ka të dëmtuar në rradhët e forcave të policisë”.

Pronari i kompleksit gjigand “Univers”, Sokol Çapja, u vra në një atentat të tipit mafioz, ndërsa rrinte në shoqërinë e dy vajzave më 26 dhjetor 2005. Priten detaje të tjera për lidhjen që ka ngjarja e sotme me historinë e fisit Çapja.

Momentalisht nuk dihet ende fati i personit që ishte shënjestër e sulmit, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton, sakaq mësohet se janë nisur edhe forcat e FNSH-së dhe RENEA-s.

Please follow and like us: