Albspirit

Media/News/Publishing

Burg për pedofilin shqiptar që ngacmonte vajzat greke

pedofili Një gjykatë në Athinë ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shqiptarin e dyshuar për pedofili. Sipas shtypit grek, shtetasi Shpëtim Hajdaraj është arrestuar në Greqi me akuzën e ngacmimit seksual të minoreneve.

Ai ka dalë sot para një gjykate të Pireut me akuzën e joshjes së të miturve, vjedhje të përsëritur dhe mosbindje të forcave të policisë. Mësohet se Hajdaraj, 46 vjeç, ka kryer rreth 27 sulme seksuale ndaj vajzave greke dhe arrestimi i tij ka ardhur pas denoncimit të disa prindërve për dhjetëra raste të tilla në kryeqytetin grek.

Sipas raporteve të policisë, 46-vjeçari i vinte syrin vajzave të mitura dhe më pas u priste rrugën me biçikletë, në përpjekje për të marrë informacion se ku banonin apo kur i takonin prindërit. Pasi merrte informacion e nevojshëm, ai më pas përzgjidhte të sulmonte vajzat të cilat ktheheshin në shtëpi të vetme.

Në një rast të veçantë, 46-vjeçari ka ndaluar një vajzë e të cilës i kishte thënë se njihte babain e saj, duke u thënë emrin e prindërve. Më pas, pasi vajza e ka besuar këtë gjë, ai ka vazhduar duke i thënë se i kishte pikturuar dhomën e gjumit kur ajo kishte qenë fëmijë. Më tej, ka vazhduar duke i thënë të miturës se po i bënte shoqëri pasi prindërit e saj kishin një punë dhe do të vonoheshin për t’u kthyer në shtëpi.

Çështja ka ngjallur reagime të mëdha në shtypin vendas, pasi deri tani janë zbardhur 27 çështje ngacmimesh seksuale ndaj vajzave të mitura, të cilat kanë njohur personin në fjalë. Gjithashtu janë sekuestruar dy biçikletat që përdorte në aktet e tij, si dhe disa mjete personale.

Publikimi i fotografisë dhe të dhënave të 46-vjeçarit shqiptar, për një periudhë prej 4 muajsh, sipas policisë ka synim mbrojtjen e të miturve nga aktet e tij kriminale dhe lehtësimin e punës së organeve të shtetit në penalizimin e veprave të ngjashme që mund të zbulohen.

 

Please follow and like us: