Bursa për studime në Gjermani/ Ja si të aplikoni
Është hapur thirrja për aplikime për bursa DAAD për studentë nga vendet në zhvillim. Bursat do të jepen për të ndjekur një studim pasuniversitar në institucionet gjermane të arsimit të lartë.
Me programet e saj të studimit pasuniversitar të zhvillimit të orientuar, DAAD promovon trajnimin e specialistëve nga vendet në zhvillim dhe nga vendet e reja të industrializuara.
Shkalla e fundit akademike (zakonisht një diplomë Bachelor) duhet të jetë përfunduar jo më shumë se gjashtë vite më parë.
Niveli: Bursat japin mundësinë për të ndjekur një shkollë pasuniversitare në një universitet shtetëror apo të njohur nga shteti gjerman, dhe në raste të veçanta për të marrë një diplomë doktorature, dhe për të marrë një kualifikim universitar (master / PhD) në Gjermani.
Shqipëria bën pjesë në listën e vendeve që aplikohet akordimi i kësaj burse
Bursa përfshin:
– Në varësi të nivelit akademik, pagesa mujore prej 750 euro për të diplomuarit ose 1.000 euro për kandidatët e doktoraturës
-Pagesat për sigurimin shëndetësor, nga aksidentet dhe personal;
-Kompensim për shpenzime udhëtimi, përveç rasteve kur këto shpenzime mbulohen nga vendi i origjinës ose nga një tjetër burim financimi.
Kriteret për përfitim burse janë:
-Të diplomuar me të paktën dy vite eksperiencë pune
-Kandidati të përmbushë kërkesat e nevojshme akademike në mënyrë që të përfundojë me sukses një program studimi në Gjermani
-Kandidati të ketë një diplomë Bachelor (zakonisht një program katër-vjeçar) në një lëndë të caktuar
-Kandidati duhet të provojë motivimin e tij dhe të marrë përsipër përgjegjësinë sociale dhe të përshtatet me ndryshimin personal dhe profesional pas përfitimit të bursës
Afatet e aplikimit varjojnë sipas degëve të studimit, të cilat mund t’i gjeni në këtë LINK
Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në faqen zyrtare në këtë LINK
Burimi: www.mundesi.al