Cana qetëson tifozët: Rregullojmë gabimet në mbrojtje
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, në një intervistë ekskluzive për Top Channel nga Perros Guirec ka theksuar se gjendja e tij është e mirë dhe se pas dy ditësh do të jetë gati. Cana ka premtuar se përballë Zvicrës, mbrojtja do t’i evitojë gabimet që bëri në miqësoret e fundit.
“Kemi punuar prej 2-3 javësh dhe është shumë e rëndësishme që të jemi në formë të mirë kur të fillojë kompeticioni”, u shpreh ai.
Por në dy ndeshjet e fundit problemi më i madh ka qenë mbrojtja dhe Cana tregon për përgatitjet e fundit
“Ato që na është dashur t’i përmirësojmë kanë qenë gjëra të vogla. E rëndësishme është që nga pikëpamja e lojës, ndeshja me Ukrainën ka qenë ajo e duhura dhe kjo është e rëndësishme. Janë disa gjëra taktike që duhet t’i mbyllim ditët e fundit dhe besoj që do të jemi gati”, u shpreh kapiteni.