Albspirit

Media/News/Publishing

Dënohet Sharapova

Tenistja e njohur ruse, Maria Sharapova, është përjashtuar për dy vjet nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit, pas dështimit në testet anti-doping.

Rusja ishte pezulluar përkohësisht në muajin mars pasi doli pozitive në testin për meldonium në Australian Open në janar.

Ilaçi kundër problemeve me zemër,që 29-vjeçarja thotë se e kishte marrë që nga 2006 për probleme shëndetësore, u bë substancë e ndaluar që nga janari i këtij viti.

ITF thotë se dënimi vlen nga 26 janari 2016, dita kur Sharapova doli pozitive në testet.

Please follow and like us: