Eduart Ndocaj: Misioni im në politikë sapo ka filluar!
Deputeti Eduart Ndocaj është shprehur se misioni i tij në politikë sapo ka filluar. Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, Ndocaj shprehet se misioni kryesor i politikës është ai social dhe jo ekonomik, sepse nuk është aktivitet fitimprurës, të paktën kështu e mendojmë ne që jemi bërë biznesmen me djersë dhe mund.
“Me vullnetin tim të lirë bashkë më impenjimet profesionale vendosa të vazhdojë edhe impenjimet e politikës, këtë të fundit jo për interesa personale, por për të kontribuar që Shqipëria e shqiptarët të jenë më mirë. Pra, hyrja ime në politikë nuk ka qenë me fitim ashtu siç është për shumicën aty, por ka qenë për patriotizëm dhe për ndjesi qytetare. Nuk kam fituar asnjë cent nga politika, por kam harxhuar nga xhepi im me aktivitetin tim politik duke ju ardhur në nevojë personave me vështirësi të mëdha jetike. Pra, unë jam ndoshta i vetmi që çdo ditë që kalon humbë para dhe ekonomi nga aktiviteti politik e nuk fitoj asgjë. Megjithatë, dikush duhet ta bëj këtë e ndoshta jam unë ai që duhet ta bëj këtë. Në fakt uroj që ta bëjnë edhe të tjerët, se misioni kryesor i politikës është ai social dhe jo ekonomik, sepse nuk është aktivitet fitimprurës, të paktën kështu e mendojmë ne që jemi bërë biznesmen me djersë dhe mund.” shprehet deputeti.
Më tej ai vijon duke artikuluar se pret mbështetjen e shqiptarëve për krijimin e një subjekti të ri politik. Ndocaj shton se partia e re do të jetë për shqiptarët dhe e shqiptarëve.
“Kontributi im në politik në terma kohor është relativisht i gjatë, por më i rëndësishëm është për misionin dhe kauzat që kam ngritur vazhdimisht. Politikën e mendoj dhe e konceptoj si mision dhe unë i garantoj shqiptarët se misioni im sapo ka nisur. Pres mbështetjen e shqiptarët në rrugën e re që po marr në krijimin e një subjekti të ri politik që do të jetë për shqiptarët dhe i shqiptarëve.” thekson Ndocaj.
Deputeti shton se subjekti politik që i kërkon të krijojë do i shërbejë shqiptarëve, do mbrojë votën e lirë dhe do iluminojë mendjet e qytetarëve në proceset e rëndësishme politike.” Nuk po krijoj një subjekt politik me qenë pronë e imja, por dua të krijojmë së bashkë një model të ri politik ku të gjithë së bashku jemi protagonistë. Nuk dua të krijoj një parti për të qenë kryetar i përjetshëm, por dua përjetësisht tu shërbej qytetarëve dhe Shqipërisë. Nuk dua të krijoj një subjekt politik për vende punë, por dua të krijojmë së bashku politika që garantojnë vende të reja pune. Nuk dua të krijoj një subjekt të ri politik për të blerë votën si të tjerë, por për të mbrojtur votën e lirë. Nuk dua të krijoj një subjekt politik për të manipuluar mendjet e shqiptarëve, por të iluminuar mendjen e tyre në proceset e rëndësishme politike. Së bashku mundemi!” përfundon deklaratën deputeti Eduart Ndocaj.