Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetarët kosovarë, pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës nga sot është anëtar me të drejta të barabarta në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).

Këtë gjë e ka bërë të ditur kryetari i AGK-së, Shkëlqim Hysenaj, i cili po qëndron në Agers të Francës bashkë me anëtarin e bordit të AGK-së, Fidan Rama, në punimet e Kongresit të 29 të kësaj organizate, ku kanë raportuar në sesionin e parë para komisionit, transmeton Koha.net.

Hysenaj ka bërë të ditur se ky pranim ka ardhur nga përmbushja e kritereve të kërkuara nga kjo organizatë ndërkombëtare.

“Ky vendim është mundësi shumë e mirë për të fuqizuar organizatën tonë në bashkëpunim ndërkombëtar derisa do t’i hapet rrugë forcimit të rolit të gazetarëve në Kosovë. Duhet thënë se Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka rreth 140 shtete anëtare me mbi 60 mijë gazetarë nga e gjithë bota. Faleminderit të gjithë kolegëve për mbështetje”, ka përfunduar Hysenaj.

Please follow and like us: