Albspirit

Media/News/Publishing

Gjërat që të bëjnë të dashurohesh me Kinën

1. NatyraKur mendojmë për Kinën, gjëja e parë që na shkon në mendje janë megaqytetet e mbipopulluara, fabrikat që punojnë pandërprerë etj. Pas jetesës disavjeçare në Kinë më ka parë syri gjëra që nuk i kisha imagjinuar më parë se ekzistonin përfshi malet karstike në Guangxi, bukurinë e parkut Jiuzhaigou në Sichuan apo orizoret në Yunnan. Madje edhe në Pekin e Shangai e gjen veten të rrethuar nga male e lumenj.

2. Ushqimi

Ushqimi është qendra e jetës dhe kulturës kineze në shumë drejtime. E gjen kudo nga format e përshëndetjes e deri tek festimet e ndryshme.

(i.e. ravioli kineze në vigjilje të Vitit të Ri kinez, makaronat e jetëgjatësisë me rastin e ditëlindjes etj). Ka shumë arsye pse ushqimi kinez shijon.

3. Udhëton lirë dhe mirë

Për të qenë turist në Kinë ju mund të paguani pak para, kuptohet nëse do ndiqni stilin tradicional të jetesës me banorët vendës.

4.Mikpritja e kinezëve

Çdo popull ka traditat dhe kulturën e tij.

Vende të ndryshme kanë virtyte dhe vlera të ndryshme, por edhe të ngjashme.

Marrim Shqipërinë- Një nga virtytet më të vyera të shqiptarëve është mikpritja. Miku respektohet, vlerësohet si dhe nderohet ne mënyrë të veçantë. Në të kaluarën, nëse dikush trokiste në derë, qoftë mik apo edhe armik, nëse trokiste në derë kthehej në një njeri të paprekshëm.

Mikpritja është një ideal i dashur e i rëndësishëm i shoqërisë tradicionale shqiptare. Shqiptarët e kanë mikpritjen të shenjtë e të pakufishme.

E njëjta gjë ndodh edhe në Kinë. Sapo vjen këtu të bën përshtypje mikpritja e madhe e banorëve

Ata janë njerëz të ngrohtë, të lumtur dhe shumë të dashur. Madje nëse do keni rastin të vizitoni ndonjë mik kinez në shtëpinë e tij, do të mahniteni nga respekti dhe përkushtimi i madh.

5. Historia

Kina ka një histori mbi 5 mijë vjeçare dhe kinezët janë krenarë për këtë fakt. Nëse me të vërtetë doni ta kuptoni Kinën e sotme duhet ta njihni thellë historinë e saj.

6. Kultura e pakica kombëtare

Kina ka 56 pakica kombëtare. Vetëm pakica Han përbën 92% të popullsisë, ndërkohë pjesa tjetër mbulohet nga minoritetet etnike që janë të shpërndarë në të gjithë vendin.. Çdo grup etnik në Kinë ka stilin e vet arkitekturor, të veshjeve, ushqimit, muzikës etj. Kjo e bën Kinën një me divesritet të lartë kulturor- diçka që nuk e dija përpara se të vija në Kinë. Ndoshta vendi më i mirë për të mësuar më tepër për pakica kombëtare është provinca e Yunnan-it, pasi aty janë të vendosura 26 nga 56 grupet.

7. Stili tradicional arkitekturor

Së bashku me arkitekturën europiane dhe arabe, arkitektura e lashtë kineze është një komponent i rëndësishëm në sistemi arkitekturor botëror. Përveç stilit të ndërtesave me dru, kinezët kanë ndërtuar mrekullira arkitekturore si Muri i Madh, Qytetin e Ndaluar dhe Mauzoleumin e perandorit të parë Chin.

8. Gjuha

Gjuha kineze, edhe pse tepër e vështirë, është shumë interesante, bazohet në tone dhe idioma. Kjo gjuhë është e sofistikuar dhe e bukur me karaktere unike, ku secili prej tyre është ndryshëm nga tjetri. Duhen 3,000+ karakteret e zakonshme kineze që kinezët duhet të dinë për t’u konsideruar të arsimuar.

9. Transporti publik

Është e habitshme se sa shpejt është zhvilluar transporti publik në Kinë në vetëm një dekadë – sot Kina ka rrjetin e trenave më të shpejtë në botë, sistem perfekt metrosh, autobusësh etj.

10. Arti tradicional Kinez

Arti është një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë dhe kulturës kineze. Kina i ka pothuajse të gjitha format e shkëlqyea të artit që i ka zhvilluar për qindra shekuj. Arti kinez përfshin, skulpturën, operën, pikturën, kaligrafinë, gdhendjet e ndryshme në dru apo gur etj.

Please follow and like us: