Albspirit

Media/News/Publishing

Gjyqtari i sulmuar nga Rama-Tahiri u rikthye në punë nga Abdiu e Topi

rama-aliaj-640x360Gjyqtari Arjan Aliaj që dha vendimin për pezullimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako është vënë së fundi në qendër të sulmeve nga mazhoranca. Më i ashpër është me të është treguar sot kryeministri Rama, i cili e quajti atë “killer me pagesë”.

Sipas Ramës ky gjyqtar ka nxjerrë nga burgu të paktën 7 persona të akuzuar për vepra të rënda penale. Aliaj është shkarkuar gjithashtu nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës. Por kush e ka rikthyer në sistemin e drejtësisë sërish Arjan Aliajn?

“Lapsi.al” siguron një vendim të Gjykatës Kushtetuese vitit 2003, që ka prishur vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Arjan Aliaj.

Asokohe Gjykata Kushtetuese drejtohej nga ish-deputeti i PS-së, Fehmi Abdiu. Më pas me një vendim të vitit 2009, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i drejtuar nga aleati i sotëm i Ramës, Bamir Topi, futi sërish në punë pranë Gjykatës së Shkalls së Parë Tiranë, gjyqtarin Arjan Aliaj.

“Po si mundi të kthehet në detyrë ky lloj personazhi që me vendimet e tij kriminale arriti të vërë në pozitë të vështirë edhe vetë sistemin e korruptuar të drejtësisë?! Kujt i duhej rikthimi nga i ndëshkuar në gjykatës i këtij shkelësi profesionist të ligjit, që ka dhënë të paktën 7 prova se çekiçin e drejtësisë e përdor për t’i shtypur kokën drejtësisë?”,- pyeste kryeministri Rama në reagimin e tij të sotëm.

Përgjigjen duhe ta kërkojë te ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fehmi Abdiu që drejtonte Gjykatën Kushtetuese në vitin 2003 dhe tek ish-kreu i KLD-së, Bamir Topi, sot aleati i tij në koalicionin qeverisës.

 

Please follow and like us: