Albspirit

Media/News/Publishing

Gjyqtari që sulmon Saimir Tahiri, i liroi babain nga burgu

bashkim_tahiri-1Gjyqtari Arjan Aliaj, është vënë në qendër të sulmeve të qeverisë shqiptare, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, ministri Saimir Tahiri e të tjerë ministra e përfaqësues të mazhorancës. Por ndërsa e sulmon, 3 vite më parë Tahiri ka pasur një tjetër çështje me këtë gjyqtar.

Ishte koha kur policia arrestoi babain e ministrit aktual për kontrabandë ilaçesh, së bashku me dy persona të tjerë. E ishte pikërisht gjyqtari Arjan Aliaj ai që e kishte lënë të lirë babanë e ministrit, farmacistin Bashkim Tahiri.

Ja shkrimi i 28 marsit nga “Shqiptarja.com”.

Bashkim Tahiri babai i Sajmir Tahirit, fiton lirinë, ndërsa gjykata vendos hetimin në gjendje të lirë duke vendosur kushtin e detyrim paraqitje pranë oficerëve të policisë gjyqësore 2 herë në muaj.

Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, Arjan Aliaj në vendimin e sotëm vlerësoi të ligjshëm arrestimin nga policia të babait të deputetit socialist. Bashkim Tahiri u arrestua më 25 mars së bashku me dy persona për akuzën e kontrabandës së ilaçeve.

Gjatë seancës prokurori i çështjes Dritan Reshka deklaroi se arrestimi i Bashkim Tahirit është i ligjshëm, pasi provat e paraqitura nga policia vërtetojnë përfshirjen e tij në tregtimin e ilaceve kontrabandë pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave.

“Bashkim Tahiri kishte paguar Gjizën 90 mijë lekë për ilaçet “- tha  prokurori duke kërkuar hetim në gjendje të lirë gjatë të cilës Bashkim Tahiri do të paraqitet në polici sa herë i kërkohet, nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje”.

Nga ana e tij avokati i Tahirit tha se, arrestimi është politik dhe nuk ka prova vërtetojnë akuzën .

“Nuk ka asnjë provë që fajësojnë Tahirin për kontrabandë ilaçesh, përveç faktit që është babai i deputetit të PS-së Sajmir Tahiri.”- tha avokati Plarent Ndreca duke i kërkuar gjykatës të lirojë menjëherë klientin e tij dhe të mos caktojë asnjë masë sigurie.

Gjyqtari Arjan Aliaj vlerësoi dhe masës së sigurisë “Arrest shtëpie” për Dritan Gjizën. Kjo masë sigurie u  kërkua nga prokuroria.

AVOKATI: E VETMJA PROVË E ARRESTIMIT, ËSHTË BABAI I SAJMIR TAHIRIT

Pas seancës avokati Plarent Ndreca u shpreh për mediat se do të apelonte vendimin dhe renditi parregullsitë ekstraligjore pas të cilës fshihet motivi politik.

“Zëdhënësja e policisë doli në prononcim për gazetarët për arrestimin, gjysmë ore para së të bëhej arrestimi, Arrestimi është bërë në orën 13:00 ndërsa oficeri i policisë gjyqësore thotë se arrestimi është bërë në orën 16:00.

Arrestimi është i paligjshëm por rëndësi ka lirimi i tij. U konstatua se nuk ka provë që ta mbante të ndaluar. Prokuroria nuk ka asnjë provë që përcakton kodi që Bashkim Tahiri të ketë kryer ndonjë vepër penale.

E vetmja provë ishte se Bashkim Tahiri ishte babai i Sajmir Tahirit. Ky ishte i vetmi shkak i arrestimit. Do e apelojmë për çështje tekniko ligjore.

Ishte flluskë juridike e ngritur nga policia për qëllime ekstraligjore, për të mos thënë politike që kanë lidhje me djalin tënd.

Nuk ka hetim prej 3 muajsh pasi prokuroria tha se nuk ka asnjë dijeni apo delegim për hetim të çështjes, në dosje nuk ekziston asnjë provë jo vetëm ndaj Tahirit por dhe as ndaj shtetasve të marrë në hetim”.

bashkim tahiri

Please follow and like us: