Albspirit

Media/News/Publishing

Hackerat ‘Anonymous’ në aksion kundër shteteve afrikane

opafrica

Hakerët nga Anonymous kanë thyer ueb faqen e njërit nga portalet më të njohura për punë në Afrikën e Jugut, megjithatë ata kanë vendosur të publikojnë vetëm të dhënat e zyrtarëve shtetëror që i kanë vjedhur nga ky portal.

Anonymous janë duke ndërmarrë një aksion në internet (OpAfrica) kundër shteteve afrikane për shkak të korrupsionit të lartë në këto shtete, për shkak të padrejtësive të shumta si dhe abuzimeve me fëmijë.

Si pjesë e këtij aksioni ata tani kanë thyer serverin e portalit të punës në Afrikën e Jugut (v-report.co.za), nga i cili kanë vjedhur të dhënat personale të mbi 33 mijë punë kërkuesve, por ata kanë vendosur të publikojnë vetëm të dhënat e vjedhura që i përkasin zyrtarëve shtetëror, shkruan itshqip.com.

Për të dëshmuar thyerjen e këtij serveri Anonymous kanë publikuar edhe disa foto që dëshmojnë thyerjen e këtij serveri.

Anonymous në kuadër të këtij aksioni, javën e kaluar kishin thyer edhe serverët e qeverisë së Ugandës dhe Ruandës, nga të cilët server kishin vjedhur dhe publikuar të dhëna tepër të rëndësishme, përfshirë edhe biseda të komunikimit të zyrtarëve qeveritar me e-mail.

Please follow and like us: