Albspirit

Media/News/Publishing

Islanda, vendi më i sigurt në botë

 

Islanda vendi më i sigurt në botë

Sipas një studimi të ri të publikuar sot, gjatë vitit të kaluar është shtuar dhuna në Lindjen e Mesme, ndërsa pjesa tjetër e botës ishte në masë të madhe në paqe.“Terrorizmi është, po ashtu, në shkallën më të lartë të të gjitha kohërave, vdekjet nga luftërat janë më të larta në 25 vjet, ndërsa numri i refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur, është në nivel që nuk është parë në 60 vjet”, është thënë në studimin Indeksi i Paqes Globale të Institutit për Ekonomi dhe Paqe.
Në raport, më tutje, është theksuar se çmimi i dhunës ishte 13. 600 miliardë dollarë ose 13.3 për qind të GDP-s në botë.
Sipas këtij raporti, vendi më i sigurt në botë është Islanda, e pastaj radhiten Danimarka, Austria, Zelanda e Re dhe Portugalia.
Vendet që janë klasifikuar në fund të kësaj liste janë Somalia, Afganistani, Iraku, Sudani Jugor dhe e fundit e 163-ta, është Siria.
Në këtë radhitje, Shqipëria është e 54-ta, Kosova e 77-ta, Serbia e 48-ta, Maqedonia e 84-ta, etj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës radhiten në vendin 103. (rel)

Please follow and like us: