Kotzias nxjerr bllof Ramën: Nuk ma përmendi çështjen çame

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka komentuar për mediat greke vizitën dy ditore në Tiranë. Ai u shpreh optimist për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull, ndërsa tonet e theksuara për çështjen çame i quajti retorikë të brendshme të politikës shqiptare për nevoja elektorale, raporton ResPublica.al
“Bëmë hapa pozitive në marrëdhëniet dypalëshe. Është e rëndësishme që në takimin prej gati një ore, kryeministri Edi Rama nuk foli aspak me mua për çështjen aq të diskutueshme (të çamëve), për të cilën kishte folur të shtunën e kaluar”, theksoi Kotzias, duke shtuar se “është një problem i njohur, që disa bëjnë politikën e jashtme duke shikuar frontin e tyre të brendshëm. Shqipëria hyn në fushatë zgjedhjesh në fillim të vitit që vjen dhe të gjithë kërkojnë aleanca për një pozicion në qeverinë e ardhshme. Nëse do të bënim politikën e jashtme duke parë vetëm brenda vendit tonë, nuk do të kishte diplomaci ndërkombëtare. Por duhet të theksoj se edhe në Greqi ka forca politike që nuk kuptojnë nga politika”