KQZ verifikon deklarimet e Elvis Rroshit e Artur Bushit
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të verifikojë deklarimet e bëra nga kryetarët e Bashkive të Kavajës dhe Krujës, Elvis Rroshi e Artur Bushi, në bazë të ligjit për dekriminalizimin. Verifikimi do të kryhet pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme. Prokuroria nisi javën e kaluar hetimet për deklarim të rremë për Elvis Rroshin, menjeherë pasi ai pranoi publikisht se ishte njoftuar nga avokatët e tij për një dënim në vitin 1992 në Itali, në moshën 16 vjeçare. Për Artur Bushin, mësohet se nga disa vende partnere, i janë vënë në dispozicion Prokurorisë së Përgjithshme materiale që dëshmojnë se ai ka qenë i dënuar tre herë. Nëse dyshimet e prokurorisë do të vërtetohen, dy kryebashkiakët e PS do të humbin mandatet.