Albspirit

Media/News/Publishing

Lorisa Ylli: Kabineti i hajdutëve në aksion…

 

 

Një farmaciste, të cilën për ta ruajtur nga banda shtetit, nuk po ia tregoj emrin, po më tregonte për fenomenin që ndodhte me ilaçet!
– Duke qenë se Veliaj dhe Tahiri prej kohësh janë në garë rilindase, duket se dhe mamatë e tyre e kanë nisur seriozisht këtë garë. Mamaja e Erit na rezultoi një miliardere sapo i biri u bë Ministër, po kështu dhe e Tahirit duket të jetë farmacistja dhe distributorja e ilaçeve më me nam në këto ditë të vështira Rilindase. Por çfarë po ndodh me mamanë e Tahirit?!
– Në farmacitë shqiptare dërgohet furnizimi i ilaçeve pa pullë. Kur farmacistja e ka kritikuar këtë fakt shpërndarësi, nën urdhrat e mamasë së Tahirit, ia kthen se s’ka problem. Atëhere ajo e shqetësuar i thotë se mund të vijw kontrolli dhe se dëshironte ilaçet me pullë, të kapurit e pushtetit ia kthejnë se kontrolli është në dijeni kështu që nuk ka problem.
Jo se ndonjëri nga ju mbase mendoi se persekutimi që iu bw “Omega Farmës” ishte si pasojë se ishte dëmtuar buxheti i shtetit, jo miq të dashur jo. E gjitha është një maskaradë e pushtetit për të kapur gjithçka dhe atje ku pikon! Tahiri në bashkëpunim me Beqaj po e përdhunojnë buxhetin e shtetit çdo ditë. Kabineti i hajdutëve në aksion…

Cerciz Loloci's photo.
Please follow and like us: