Albspirit

Media/News/Publishing

Masakrohet i riu dhe i grabiten 1.5 milionë lekë në mes të Shkodrës 

 

grabitje-3

Një i ri është masakruar duke u goditur me sende të forta dhe më pas i janë grabitur 1.5 milionë lekë në mes të Shkodrës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur për SYRI.net se, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:35 minuta në vendin e quajtur “Baj Past” në lagjen Ahmet Haxhiaj në qytetin e Shkodrës.

Emiljan Gj., 27 vjeç nga Bërdica është sulmuar nga tre persona të cilët e kanë goditur me sende të forta e më pas i kanë marrë 150.000 lekë si dhe telefonin “Iphone 4”.

Pasi është dërguar në spital ku ka marrë njoftimin ai ka sqaruar për policinë rrethanat e ngjarjes.

Uniformat blu thanë se, janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Please follow and like us: