Albspirit

Media/News/Publishing

Më 15 korrik, Krasniqi sërish në ring

Boksieri nga Junikut do të ballafaqohet me Jurgen Doberstein, meç që do të mbahet në Saarbrucken të Gjermanisë me datën 15 korrik

Haxhi Krasniqi

Boksieri shqiptar Haxhi Krasniqi e ka zyrtarizuar ndeshjen dhe kundërshtarin e radhës. Bëhet fjalë për ballafaqimin me Jurgen Doberstein, që do të mbahet në Saarbrucken të Gjermanisë me datën 15 korrik, shkruan albinfo.ch.

“Tani është zyrtare: Me datë 15 korrik do të luftoj kundër kampionit WBA Inter-Continental dhe Numrit 11 të Botës Jurgen Doberstein. Kjo do të jetë lufta ime e 50-të dhe do te mbahet në Saarbrucken të Gjermanisë. Jam gati dhe i gëzohem shumë kësaj sfide”, shkruan Krasniqi në “Facebook”.

Boksieri junikas ka zhvilluar dy takime nga koha kur u bë kampion i kategorisë “Light-Heavyweight”, Jurgen Brahmer, të cilën e humbi me nokaut.

Please follow and like us: