Merkel kritikon liderët e Turqisë për reagimet ndaj votimit për gjenocid

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbrëmë i ka qortuar liderët e Turqisë për kritikat që u kanë bërë ligjvënësve gjermanë me rastin e miratimit të rezolutës, me të cilën masakra ndaj armenëve në vitin 1915 nga Perandoria Osmane, njihet si gjenocid.
Gjermania, po ashtu e ka ftuar të ngarkuarin me punë të Turqisë në Ministrinë e jashtme për të diskutuar për këtë çështje.
“Ligjvënësit në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Gjermanisë janë zgjedhur në mënyrë të lirë pa përjashtim dhe akuzat dhe deklaratat që janë bërë nga pala turke janë të pakuptueshme”, tha Angela Merkel.