Albspirit

Media/News/Publishing

“Nga Lavire Bulevardi” në “Killer me Pagesë”, “dashuria” qeveri-gjyqësor

ramaaGjyqtari Arjan Aliaj që dha vendimin për pezullimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako është vënë së fundi në qendër të sulmeve nga mazhoranca.

Më i ashpër është me të është treguar sot kryeministri Rama, i cili e quajti atë “killer me pagesë”.

Sipas Ramës ky gjyqtar ka nxjerrë nga burgu të paktën 7 persona të akuzuar për vepra të rënda penale.

Aliaj është shkarkuar gjithashtu nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës.

Ai u rikthye në detyrë në kohën kur ishte president Bamir Topi dhe kryetar i gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu.

Sulmi i Edi Ramës sjell në mendje atë që i bëri Sali Berisha në vitin 2011 kryeprokurores së atëhershme Ina Rama.

Berisha e quajti “lavire Bulevardi”, pas urdhërit që dha prokuroria për arrestimin e personave përgjegjës për vrasjen e disa protesuesve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Edhe pse rastet janë të ndryshme dhe kanë mjaft dallime me njër-tjetrin, thelbi mbetet i njëjtë.

Dashuria e ekzekutivit për drejtësinë mund të të kthehet menjëherë edhe në urrejtje, në varësi të vendimeve të kësaj të fundit.

Sidoqoftë SHBA e tha qartë sot se sistemi i kurruptuar i drejtësisë duhet të marrë fund.

Please follow and like us: