Origjina e 12 shenjave të fatit
Origjina e disa shenjave të fatit (të mirë e të keq) Që në kohërat më të hershme prirja e shoqërisë njerëzore ka qenë për të shmangur fatin e keq dhe për të përqafuar fatin e mirë.
Ajo që sjell fat të mirë në një kulturë të caktuar, sjell fat të keq në një kulturë tjetër. Ndër vite supersticionet janë zhvilluar dhe për të gjithë ata që i besojnë, por edhe për kureshtarët, më poshtë një listë me 12 shenja të mira dhe të këqija të fatit.
Shenja e parë. Kurrë mos ec poshtë një shkalle të mbështetur në mur.
Një shkallë e vendosur në një pozicion të tillë formon një trekëndësh që në Egjiptin antik ishte një figurë e shenjtë dhe kalimi përmes tij cilësohej si sakrilegj. Në Mesjetë figura e një shkalle të mbështetur në mur interpretohej si pedanë ekzekutimi dhe kalimi nën të konsiderohej si “ekzekutim i vetvetes”.
Shenja e dytë. Hapja e çadrës në ambiente të mbyllura sjell fat të keq.
Një ‘shenjë’ e mbetur që nga koha viktoriane. Në këtë periudhë mekanizmat e hapjes së një çadre nuk ishin kaq praktikë dhe të thjeshtë sa sot, dhe hapja e një të tille në ambiente të mbyllura shpesh shoqërohej me incidente.
Shenja e tretë. Thyerja e një pasqyre shkakton shtatë vjet telashe.
Në Greqinë e Lashtë e ardhmja e një personi ‘parashikohej’ duke analizuar reflektimin e tij në pasqyrë dhe një pasqyrim i shpërfytyruar nuk ishte shenjë e mirë, ndërsa romakët i shtuan edhe shtatë vite telashe, një periudhë nëpër të cilën personi që ka thyer pasqyrën do të kalonte nëpër cikle të alternuara sëmundjesh.
Shenja e katërt. Derdhja e kripës dhe hedhja e saj pas krahëve.
Diku interpretohet si fat i mirë, diku si fat i keq, megjithatë motivet e vërteta të kësaj shenje fati nuk dihen saktë. Besohet se është përhapur fillimisht në vitet 3500 para Krishtit tek sumerët dhe më pas është adoptuar nga egjiptianët, asirët dhe grekët.
Shenja e pestë. Një mace e zezë që të pret rrugën nuk është shenjë e mirë.
Është një ndër shenjat tipike të fatit të keq. Në Egjiptin e Lashtë ka qenë krejtësisht ndryshe. Macet konsideroheshin kafshë të shenjta dhe gjithmonë shenja të fatit të mirë. Shekuj më vonë, rrëzimi nga pushteti dhe ekzekutimi i mbretit Çarls i Parë në Angli iu faturua maces së tij, e cila kishte ngordhur më parë.
Shenja e gjashtë. Të gjithë kemi dëgjuar për numrin 13.
Origjina e tersit të këtij numri vjen nga mitologjia skandinave. 12 perëndi ishin duke darkuar së bashku, kur Loki (perëndia e 13), perëndia i luftës dhe i së keqes e ndërpret festën dhe shkakton vdekjen e njërit prej 12 perëndive.
Shenja e shtatë. Patkoi në derë.
Në Mesjetë besohej se shtrigat kishin frikë nga kuajt dhe mbajtja e një patkoi në hyrje të banesës përkthehej në mbajtjen larg të shtrigave.
Shenja e tetë. Hedhja e monedhave në një shatërvan.
E përhapur gjerësisht në Romën e Lashtë e më pas e marrë edhe nga keltët, me shumë mundësi një gjest falenderues për perënditë e ujit.
Shenja e nëntë. Rënia e një komete.
Në Antikitet besohej se kur shihej një yll që binte, një perëndi po zbriste në Tokë dhe shprehja ishte momenti i duhur për të shprehur një dëshirë për t’u realizuar.
Shenja e dhjetë. Kur na bie mbi trup jashtëqitja e një zogu nuk është vetëm vendndodhja e gabuar në momentin e gabuar, por përfshihet edhe fati.
Për shkak të përhapjes së gjerë të kësaj shenje të mirë të fatit, është e vështirë të përcaktohet origjina, megjithatë domethënia është që pas një të keqe, një e mirë do të pasojë.
Shenja e njëmbëdhjetë.
Të shohësh nusen para martesës sjell fatkeqësi, ndoshta një supersticion i mbetur nga ‘ndërrimet e mendjes në minutë të fundit’.
Shenja e dymbëdhjetë. Vendosja e unazave në gishtin e katër të dorës së majtë.
Është një traditë e mbijetuar që nga Roma e Lashtë dhe më vonë është provuar një lidhje nervore mes këtij gishti dhe zemrës.