Pasuria e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt
Agjencia kundër Korrupsionit këto ditë ka publikuar në faqen zyrtare të saj në internet regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtareve të lartë publik, në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.
Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij, por ajo çfarë shihet është se shumë nga pronat e tij nuk janë të deklaruar si prona të tij personale por si prona të përbashkëta.
Limaj ka bërë të ditur se ka vetëm tokë të përbashkët 13 hektarë me vlerë 500 mijë euro, pastaj banesë me vlerë 80 mijë euro dhe disa prona tjera.
Kryetari i Nismas për Kosovën, Fatmir Limaj, sipas deklarimit të pasurisë për vitin 2016 del që ka pasuri gati 1 milionë euro , saktësisht 951 mijë e e 924 euro.
Ai ka dy banesa në vlerë prej 150 mijë eurove. Ndërsa vlera e shtëpive që ai i ka deklaruar se janë pasuri familjare është 759 mijë euro.
Limaj posedon një veturë të tipit Audi A6 në vlerë 30 mijë euro.
Ndryshe Limaj ende po paguan kredinë të cilën thotë se do ta ketë marr për rregullimin e shtëpisë ne vlerë prej 40 mijë euro. Ndërsa të hyrat vjetore të tij janë 16 mijë e 524 euro Limaj, po ashtu ka dy banesa në vlerë prej 150 mijë eurove, ndërsa vlera e shtëpive që ai i ka deklaruar janë pasuri familjare është 759 mijë euro.
Limaj posedon një veturë të tipit Audi A6 ne vlerë 30 mijë euro. Ai posedon pasuri të paluajtshme prej 900 mijë euro, duke përfshirë dy banesa, një shtëpi dhe një truall. Rroga e tij mujore në Kuvendin e Kosovës sillet prej 1.300 euro, ndërsa e bashkëshortes 450 euro e cila punon në Sigal.
E tëra pasuria e tij e deklaruar sillet në vlerën mbi 951 mijë euro, afro 1 milion.
Ramush Haradinaj, gjysmë milioni euro pasuri
Lideri i AAK-së,Ramush Haradinaj është njëri nga liderët politikë që ka shumë pronësi të paluajtshme, kjo vërtetohet nga deklarimi i pasurisë që ai e ka bërë për Agjencinë Kundër-Korrupsionit.
Kryetari i AAK-së ka në pronësi një shtëpi me vlerë 300 mijë euro, një tjetër me vlerë 124 mijë euro dhe 200 hektarë tokë me vlerë 75 mijë, si dhe ka pasuri tjera në pronësi të përbashkët. Ai ka një shtëpi në lagjen “Arbëria” në të cilën ka jetuar për shumë vite dhe më pas e ka lëshuar me qira.
Sipas formularit të deklarimit të pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, Haradinaj ka të holla në Raiffeisen Bank 6 mijë euro dhe 7 mijë euro para të gatshme. Ai ka deklaruar të ardhura mujore nga partia 1,700 euro dhe nga pensioni invalidor që jep Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 225 euro, shkruan Bota sot.
Ai ka ndërtuar shtëpinë me mjete personale të trashëguara, si dhe me ndihmën e bashkëluftëtarëve, vlera e të cilës është 300 mijë euro.
Haradinaj ka deklaruar si pasuri edhe 200 hektarë tokë kodrinore, të cilën e ka blerë nga privatizimi në vlerën prej 75 mijë euro. Gjithashtu ka blerë edhe tokë-truall në vlerë 27.300 euro. Haradinaj një pasuri goxha të mirë e ka edhe te veturat.
Haradinaj ka deklaruar një veturë të blinduar Audi, të cilën e ka blerë 9 mijë euro. Një motoçikletë në vlerë 9 mijë euro dhe një veturë BMË, të cilën e ka blerë 20 mijë euro. Ai ka deklaruar po ashtu veturën e blinduar Suburban, të cilin ia kanë dhënë në shfrytëzim aktivistët në diasporë – SHBA, vlera e të cilës arrin 30 mijë euro./Bota sot