Albspirit

Media/News/Publishing

PD i përgjigjet Ambasadës së SHBA-ve, nxjerr e-mailet shkëmbyera për reformën

Partia Demokratike u është përgjigjur kritikave të Ambasadës Amerikane në Tiranë se opozita nuk tregoi fleksibilitet në takimin e zhvilluar të hënë mes Ramës dhe Bashës. Para medieve doli nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashki që tha nuk e përmendi reagimin e ambasadës, por tha se “në funksion të tranparencës PD vendosi të publikojë korrenspondecën me e-maile me ndërkombëtarët për çështjen e vendeve të rezervuara”.

Bylykbashi publikoi një e-mail të dates 10 shkurt 2016 ku PD-së i janë paraqitur një numër zgjidhjesh dhe propozimesh për të zgjedhur sipas saj modelin më të mirë për emërimet në sistem.

“Ajo që zgjodhëm ne ishte modeli i vendeve të rezervuara ku zgjidheshin 2 nga mazhoranca 2 nga opozita dhe një i propozuar nga shoqëria civile që do të zgjidhej me 3/5 në parlament.

Në 17 shkurt 2017, Eduard Halimi i është përgjigjur OBDAT dhe Euralius duke i thënë se ky është modeli me i përshtatshëm” – tha Bylykbashki.

Ai solli para medias edhe raportin final të Komisionit të Venecias që sipas përcakton në paragrafin 17 në fusnotën nr 4 ku thuhet që “kandidatet do te zgjidhen nga një listë e kandidatëve të opozitës ku do të zgjidhen 3 persona dhe nga lista e opozitës do te zgjidhen 2.

Sipas Bylykbashit kjo skemë garanton moskapjen e organeve kolegjiale.

“Në paragrafin 3 të këtij raporti përcaktohet nevoja qe te garantohget prezenca e opozites me organet kolegjiale.  Te vetmet propozime që ata kane janë 2. Një me vendet e rezervuara dhe nje nga propocional komleks qe ka mundesi bllokimi. Ne kemi zgjedhur modelin e vendeve te rezervuara per mopskapjen e sistemit te drejtësie” – tha deputeti i PD-së.

Ai theksoi në fund se çështja e modelit per emerimin e krereve te zyrtarëve ne sistemin e drejtesise eshte pika e fundit që ndan palet.

“Edhe ne takim ne e propozuam kete cështje dhe ishim te gatshëm qe negocionim por Rama doli me, fjalim te shkruar me heret. Ne kemi pasur fleksibilitet maksimal te opozites. Eshte shume e thjeshte dhe fare e qarte që i vetmi që e bllokon zgjidhjen perfundimtare është kryeministri” – theksoi Bylykbashi.

Please follow and like us: