Për të kujtuar meçin historik, një rrugë ne New York emërohet “Muhammad Ali”

Kryetari i New Yorkut, Bill de Blasio, ka njoftuar se një pjesë e rrugës 33 në Manhattan, jo larg nga Madison Square Garden është riemëruar në rrugën “Muhammad Ali”, për nder të boksierit që ndërroi jetë në moshë 74-vjeçare.
Ky vendim është marrë, pasi Ali kishte boksuar tetë herë në ringun e Madison Square Garden.
Aty është zhvilluar edhe njëri prej meçeve më të mëdha në histori, ndërmjet Cassius Clay dhe Joe Frazier, ndërsa Ali përjetoi humbjen e parë në karrierën profesionale (pas 31 fitoresh radhazi).
Riemërimi i rrugës është i përkohshëm, ndërsa që të mbetet i përhershëm duhet ta konfirmojë edhe kuvendi bashkiak dhe ta nënshkruajë kreu i qytetit.
Please follow and like us: