Albspirit

Media/News/Publishing

Prezantohet ‘Colors of Albania’, Rama: Kemi potenciale të mëdha turisike

13339455_1384463224904460_7638662364970057590_nSot në Tiranë u prezantua nisma “Colors of Albania” e inicuar nga Telekom Albania që synon promovimin e vlerave turistike e historike të Shqipërisë, ku i pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Edi Rama i cili ka deklaruar se Shqipëria ka potenciale të shumta turistike.

Po ashtu, ai ka thënë se nisma është një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë dhe se qeveria është e interesuar për çdo nismë inovatore.

“Nisma është një mundësi e mirë për të rinjtë. Jemi të interesuar për çdo nismë novatore. Kërkojmë që Shqipëria të bëhet edhe shumë më e mirë, më e dashur, jo për atë që ka si pasuri natyrore, por për atë që mund t’iu japë të gjithë atyre që jetojnë. Më kujtohet një shprehje që e kam dëgjuar, “Nuk jetohet dot mirë në një vend që nuk frymëzon imagjinatën e njeriut për të parë sesa ende më mirë mund të jetohet”. Shqipëria është vendi që e ka këtë kapacitet. Na takon ne si qeveri, bashkive, administratorëve në nivel qëndror e vendor që të shfrytëzojnë potencialet e vendit për të krijuar kushte që stimulojnë imagjinatën. Shqipëria ofron potenciale të shumta turistike” ka thënë Rama.

Please follow and like us: