Putin dhe Lukashenko takohen në Minsk

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, takohen sot në Minsk dhe marrin pjesë në një forum rajonal.
Kremlini tha se të dy presidentët do të diskutojnë për perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Ekonomik të Evroazisë.
Dje, afro 350 pjesëmarrës në Forumin e Rajoneve të Rusisë dhe Bjellorusisë kanë disktuar për problemet sociale dhe ekonomike.
Pritet që pjesëmarrësit e këtij forumi do të nënshkruajnë kontrata dhe marrëveshje bilaterale në vlerë prej 300 milionë dollarësh.
Please follow and like us: