Qeveria e SHBA nderon Blerta Vuniqin me Outstanding Service Award
Bleta Vuniqi u nderua me mirënjohja për merita të jashtëzakonshme “Outstanding Service Award”, më 6 qershor 2016 në Washington DC nga FDA (Agjensioni Federal për Ushqim dhe Barëra}.
Ky çmim iu prezentua asaj para një auditoriumi të zgjedhur të FDA. Mirënjohja për kontribut të jashtëzakonshëm në FDA (Agjensioni Federal për Ushqim dhe Barëra) është një pranim zyrtar i punës kreative të Bletës në përmirësimin e cilësisë së produkteve të paimeve medicinale në industrinë amerikane.
Ky çmim iu prezentua asaj nga drejtori i Qendrës FDA/CDRH, në Washington DC, duke vënë në pah se mirënjohja i jipet Bletës për “udhëheqje dhe kreativitet, duke ndjekur metodat e angazhimit të pajtueshmërisë me fokus në përmirësimin e prodhimit të cilësisë dhe qartësitë e rregulloreve të pranueshme”.
“Puna jonë së bashku krijoi parakushtet që të prezentoj në një ngjarje të tillë shumë reprezentative dhe të kam mundësinë që personalisht të dëshmoj arritjet, si ky. dhe të ndihem krenare.” thotë motra e saj Vesa Vuniqi.