Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveria miraton një sërë vendimesh të rëndësishme

mbledhje-qeverie1111Këshilli i Ministrave miratoi sot një sërë vendimesh të rëndësisme

Qeveria vendosi miratimin, në parim, të programit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bullgarisë, për bashkëpunimin në fushat e arsimit, shkencës dhe kulturës për periudhën 2016-2018.

Qeveria vendosi edhe transferimin në pronësi të Bashkive të pyjeve dhe të kullotave publike, sipas listave të inventarit, dhe aktualisht në administrim të ministrisë së mjedisit e të ish-komunave/bashkive.

Qeveria vendosi miratimin e Standardeve të Shërbimit të Linjës Kombëtare të Këshillimit për Viktimat e Dhunës në Familje.

Qevera mori vendim për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Qeveria përcaktoi kriteret e dokumentacionit, procedurave dhe të masës për përfitimin e pagesës së aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal, dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre në zonat pilot.

Qeveria vendosi miratimin në parim të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Mbretërisë së Belgjikës dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë, në lidhje me mbështetjen e shtetit pritës, për kryerjen e operacioneve/stërvitjeve të NATO-s, dhe të notës së pranimit për t’u bërë pjesë e këtij memorandumi.

Qeveria vendosi miratimin në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Shtabit të Komandantit Suprem të Aleatëve të Atlantikut dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë, në lidhje me mbështetjen e shtetit pritës, për kryerjen e operacioneve/stërvitjeve të NATO-s, dhe të notës së pranimit për t’u bërë pjesë e këtij memorandumi.

Qeveria vendosi miratimin në parim të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë, Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë dhe Shtabit të Komandës Supreme të Aleatëve të Atlantikut, në lidhje me mbështetjen e shtetit pritës, për kryerjen e operacioneve të NATO-s, dhe të notës së pranimit për t’u bërë pjesë e këtij memorandumi.

Qeveria vendosi miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Portugalisë, Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë dhe Shtabit të Komandës Supreme Aleate për Transformimin, në lidhje me mbështetjen e shtetit pritës, për kryerjen e operacioneve/stërvitjeve të NATO-s, dhe të notës së pranimit për t’u bërë pjesë e këtij memorandumi.

Qeveria vendosi miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Sllovenisë, Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë dhe Shtabit të Komandës Supreme Aleate për Transformimin, në lidhje me mbështetjen e shtetit pritës, për kryerjen e operacioneve/stërvitjeve të NATO-s, dhe të notës së pranimit për t’u bërë pjesë e këtij memorandumi.

Qeveria vendosi miratimin e Ceremonialit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë. /gj.m/f.n/

Please follow and like us: